• |
ide | kryesore

Tenis/ Triumf në Shangai, Djokovic kthehet numri 2 në botë

Sport



Është vërtetë një moment i artë për Novak Djokovic. Pasi triumfoi në Wimbledon, Cincinnati e Us Open, tenisti serb fiton për të katërtën herë në karrierë “Rolex Shanghai Masters”, duke mundur në finale kroatin Borna Coric (që kishte eleminuar Roger Federer) në dy sete me rezultatin 6-3, 6-4.

Për Djokovic një kënaqësi e dyfishtë: të hënën do të kalojë në renditje Federer në klasifikimin ATP e do të jetë përsëri numri 2 në renditjen botërore.

Për Djokovic, që e ka çuar serinë e fitoreve në 18, është titulli i 32° Masters. Tani serbi synon shkallën më të lartë të podiumit të klasifikimit botëror, që mbahet nga Rafael Nadal, që për momentin e mban larg 215 pikë.

Statistikat nuk të lënë të gabosh, është titulli i 72° në karrierë nga 103 finale të luajtura, i katërti në një sezon që e pa fillimisht të triumfonte në Wimbledon, në ‘1000’ të Cincinnati e në US Open (finalja e vetme e humbur në 2018 është ajo e Queen’s kundër Cilic).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *