• |
ide | kryesore

Autori i masakrës së trefishtë në Mat del sot para gjyqit: Nuk jam penduar

Lajme, Të fundit



Autori i vrasjes së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit do të dalë sot në Gjykatë për t’i komunikuar masën e sigurisë.

Kujtim Koxha u arrestua disa orë pas krimit të rëndë, ku ai pranoi krimin. Fillimisht, ai ka pyetur efektivët nëse kishte vdekur njeri nga breshëria e plumbave të tij, por më pas nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë.

Ai qelloi dhe la te vrare dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *