• |
ide | kryesore

‘Babalja’ rrëfen sonte detaje të tjera nga skandali që ka trazuar politikën

Lajme, Të fundit



Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria. Albert Veliu u kap nga policia kosovare në kufi, ndërsa me të birin tentonte të ikte në një nga vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa në Shqipëri për të është dhënë një urdhër-arresti, dosja me kërkesën e ekstradimit është nisur për në Kosovë.

Albert Veliu do rrëfejë sonte ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel versionin e tij të ngjarjes që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri. Ne, po ju sjellim tani një pjesë të kësaj interviste të gjatë të personazhit kryesor të audiopërgjimit që të gjithë e njohim me emrin Babale. Albert Veliu tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime.

“Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.

Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audiopërgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro. Albert Veliu sërish thotë se ka patur oferta për t’u shitur.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu. Po a njihet ai me Fredi Alizotin dhe çfarë mendon për të. Cila është njohja e tij me Ervin Salianjin, deputetin demokrat nën hetim për kallëzim të rremë, e cila është lidhja e tij me Agron Hysenajn.

Të gjitha këto do të keni mundësi t’i ndiqni sonte në orën 21:00 në intervistën që Albert Veliu i dha gazetares Eni Vasili. Sonte në “Open”, në Top Channel./TCH/



3 Comments

  1. Bej kujdes babale makinat qe thua jane fillimi,grupi I zjarrit po leviz kulici,brecani,florenci,luzha jane gati mos hypni ne mak se ben aksident si trebicka

  2. Ba-bole Ba-bole. Vazhdoni aksionin mos ndaloni. Sot do punoni jasht orarit, po mos u merzisni se do jua shperblejm me Ba-bole. Sot ne dark mbas aksionit do ket Ba-bole per te gjith, dhe jo nga nje po sa te doni. Ne sulem o trima se per kok te sales qe nuk do zhgenjeheni, sot do kenaqeni.

  3. Pyete mamin ,gruan dhe motren se i derguam sallam dhe hot doge se ate kan qef ato se na kane thene qe e hane ne tere krahet c’do dite edhe lart edhe poshte o i sufllaqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *