• |
ide | kryesore

Çmenduritë e futbollit, Usain Bolt në janar tek Milan

Sport



Nuk ka ende një kontratë profesionisti, vetëm dy ditë më parë shënoi dy golat e parë si futbollist me fanellën e Central Coast Mariners, e megjithatë Usain Bolt është që tani në qendër të një tratative të jashtëzakonshme merkato, sipas të cilës mund të largohet nga Australia që në janar për tu përfshirë në futbollin që ka rëndësi, në Europë, me fanellën e Milan.

Lajmi që vjen nga Anglia, duket gati i pabesueshëm, por të dhënat e treguara nga agjenti i ish-sprinterit xhamaikan, Tony Rallis, për Daily Telegraph të bëjnë të mendosh për Milan. Sipas asaj që i ka deklaruar tabloidit anglez, prokuratori që ka bërë të mundur kalimin e Bolt tek Mariners ka marrë për lojtarin e tij një ofertë dy vjecare me opsionin për një të tretë nga një klub që luan në Europë, në vecanti në jug të Europës.

Emri i klubit ka mbetur mister, por Rallis ka deklaruar se ka ndryshuar pronësi pak më parë, që synon të kualifikohet në Champions League e ardhshme, që është në elitën e kampionatit të tij e që muajt e ardhshëm do të luajë finalen e Kupës kombëtare (në 13 janar Milan do të sfidojë Juventus në Superkupën italiane). Me pak fjalë, duket e pabesueshme, por nëse tre të dhëna bëjnë një provë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *