• |
ide | kryesore

Faktet/ Loja qesharake e Ramës me mbylljen e mediave online

Arkiva, Kryesore

Sipas direktivës së kryeministrit për të pastruar “kazanin e baltës” dhe për të rregulluar tregun e mediave on-line një punonjës i Edi Ramës, herë i ngritur dhe herë i flakur në margjinat e PS, Ilir Zela, drejtor i AKEP, ka botuar sot një listë me 44 media që sipas tij nuk janë në rregull me ligjet e vendit. Megjithëse nuk bën pjesë në këtë listë, për solidaritet me kolegët Lapsi.al filloi interesimin dhe nuk ishte e vështirë të kuptonte se e gjitha është një bllof.

Ilir Zela duke konkuruar me Saimir Tahirin per kreun e PS Tirane, shkurt 2012

Menjëherë pasi u publikua lista, Respublica.al, një nga faqet e para në vend denoncoi mashtrimin duke botuar edhe faksimilen e regjistrimit të saj në QKR: “Mjafton një shikim i shpejtë i listës për të verifikuar se ajo nuk është e saktë. Kjo pasi pjesë e listës është edhe Respublica.al, e deklaruar që ditën e parë të ekzistenceës se saj. NË VITIN 2010 KUR Z. RAMA ISHTE NË OPOZITË. Këtë e vërteton edhe çertifikata e regjistrimit të Respublica.al. Por me kryesorja është se AKEP konfirmon që listen ia kanë dërguar dhe nuk e ka përpiluar vet. Pyetja që kërkon përgjigje është kush e bëri këtë listë që serviret si pasqyrë e mediave online të paregjistruara”?

Po njësoj si Respublika.al edhe TPZ.al i është konfirmuar nga AKEP se lista i ka ardhur nga kryeministria e gatshme. Ndryshe nga kolegët e tyre, TPZ,al e ka shpënë informacionin se është në rregull me ligjin në rrugë zyrtare dhe nuk ka pranuar ta botojë faksimilen e regjistrimit siç kërkon urdhëri i paligjshëm i kryeministrit. “Rama nuk mund të na detyrojë të bëjmë një gjë që nuk na e kërkon ligji”, i thanë Lapsi.al nga redaksia.

Pra mjaftojnë këto dy shembuj, flagrantë, për të kuptuar se Ilir Zela, që dikur u shndërrua në personazh humoristik me një foto ku ish kryeministri Nano i fuste një copë tortë në gojë, tani po përdoret nga shefi i qeverisë së radhës. Por ka edhe më. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe media investigative Reporter.al. Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.

“Siç duket, fushata anti- shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.

BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. “Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit”, vazhdoi ajo, ndërsa Reporter nënvizoi se AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.

Dhe këtu problemi nuk është më tek agjensia që drejton i mjeri Ilir Zela. Sepse ai pa konsultuar faktet dhe arkivat e institucionit ku drejton, i është bindur verbërish një urdhëri të kryeministrit.

Tani problemi është me Ramën që është kapur mat që në hapat e parë të luftës për të vërtetën. Sese në listën e hartuar nga kryeministri ai ka shpifur së paku dy herë: Për TPZ.al dhe Respublica.al, apo BIRN dhe EXIT.al që funksionojnë si fondacione.

Pyetja që vjen pas është: po përse i duhet Ramës kjo shpifje që krijon një zhurmë të rreme? Përgjigjja është e thjeshtë, se preferon më mirë të flitet për këtë tullumbace sesa per inkriminimin e shtetit në mbrojtje të Agron Xhafës!

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

21 Comments

  1. o njerz lopa e derrit rama perfshiu edhe portale ,gazeta te kosoves si bota sot e indeks,online.ka rrjedhur i ter derri rama.

    1. Pica pica. Per dark ka pica. Nxitoni o trimat e sales nxitoni se nuk ka per te gjith. Ne dark pas ngrenies do shikojm se kush nga ju ka mashtruar me shume. Po me sa duket ARI kryeson, dhe si shperblim do ket dhe nga nje embelsir, nga trilecet qe ngelen nga fesjesa e xenit me karminen.

  2. Lapsi jeni njësha.

    Vazhdoni ndiqni taulant ballën se ai bën lajme jo budalliqet e edvin drogës.

  3. Ilir Zela ka nivelin e nje Vici medioker se ka edhe vica qe Jane me lart se Ilir Zela.Po ju flet nje qe e njeh ne qelize.Eshte nje llapush i trashe ne kile e ne tru.Kaq.

  4. Nga Ylli Rakipi – 17:08, 15/10/2018
    Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.

    Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

    Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.

    Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurrim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:

    Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.

    Pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.

    I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.

    Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.

    Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.

    Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.

    Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.

    Deri këtu duket se nuk ka ndonjë të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që disa ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.

    Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.

    Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërisë!

    A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hipur në çdo podium. A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!

    A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor behësh kur rrëmben votat e shqiptarëve?

    Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O zot! A mund të ndodhë përshembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…

    Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me police, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?

    Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.

    Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.

    Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.

    Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën….

    /TPZ.al-Titulli origjinal: A mund të lidhet Edi Rama?

  5. JO MBYLLJE O KARAT E LAPSIT POR TE PAJISEN ME NIPT E TE PAGOJNE TAKSA SIC ESHTE CDO BIZNES NORMAL. PO KARAVE TE LAPSI U BENE HABI KJO KERKESE SE JANE MESUAR HA MUCO PI MUCO

    1. Ti manjak qeflliu. Mbarove se lepiri me ato topet e labit? Se eshte shtuar rradha e duan te gjith. Nxito. E mos u anko se vet e kerkove.

  6. Edvinhoxha pa tope qe s’do ku ka koken, dhe s’ka pare gje akoma,
    vijon krenaristcipllak rrugetimin per ne Hiçland….

    Nderkaq I shkrep te bubullije pordhe per Kazanin e Baltes
    Pakete anticpifje, hudhi pordhen e rradhes Ckelqesa, me mllefin e Impotentit pervers : eeeee do me shihni ju mua, eeeee, s’kini pa gje akoma, dele….
    Hohoho tani e kemi ne rradhen te qeshim.

    Ylli rakipi, qe ka nje big up,
    ja plasi paradhenie:
    Te dale njeri ta lidhe trapin narcizomadh se lane nam!!!

    Zere se e boni ligjin, njerez, ky duhet ta beje sefte I pari, ja
    Birn:
    -Fushata anti- shpifje e KM ka filluar me një institucion shtetëror – leve e Partise
    që publikon të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,

    KM ja qe duam!!!!

    Ama qerelesi I madh eshte udhes…

  7. Shtojini dhe nga supost tjeter ne bythe se I pari nuk ju beri derman,futjani dhe grave dhe motrave o manjak,hap dhe niptin qe te jeshe ne rregull me ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu