• |
ide | kryesore

Gjermania e interesuar për Capello? Përgjigja e teknikut është enigmatike

Sport



Situata e vështirë e Gjermanisë dhe teknikut Joachim Low ka bërë që tashmë për pankinën e Panzerave të lakohen emrat të rëndësishëm të futbollit. Një nga ata, që në fakt e ka staturën e duhur për të drejtuar Gjermaninë është Fabio Capello. Vetëm se italiani nuk ka dhënë përgjigje direkte, duke anashkaluar me elegancë.

“Trajner i Gjermanisë? – thotë Capello duke qeshur – Po kalojnë një moment të keq. Low duhet të dijë të dalë dhe të bëjë dicka ndryshe. Përpara thuhej të kopjonim stilin e Gjermanisë, ndërsa tani shih në cfarë situate ndodhen. Low pati shumë lojtarë të aftë, tani pa ata nuk ka skemë që mban”.

Fabio Capello, ish-trajneri i shumë klubeve, ka folur për Radio Anch’Io Sport në frekuencat e Radio 1, edhe për temat e nxehta të futbollit italian, duke mos harruar të shigjetojë Federatën. “Futbolli italian duket sikur rinisi, të paktën në fushë. Në nivel Federate akoma jo, nevojiten reforma e jo fjalë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *