• |
ide | kryesore

“Kam plane të tjera për ne, por babi nuk është dakord”, biseda e përgjuar mes Rexhepit dhe Xhisielës

Lajme, Të fundit

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS në Krujë, Rahman Rraja. Çështja penale kundër tij tashmë është përfunduar dhe Rraja, do përballet në gjykatë me akuzën e “Përndjekjes”, ku rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

“Shqiptarja.com” mëson se vendimi për dërgimin e Rexhep Rrajës është marrë në 4 tetor 2018 nga prokurorja e Krujës Mirela Kapo (Kostaqi), e cila gjatë kësaj kohe ka administruar të gjithë hetimin, duke kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore vetë dhe pa ndikimin e asnjë oficeri të policisë së Krujës dhe Fushë-Krujës.Xhisiela-Rexhep-Rraja-Panorama

Në kërkesën për gjykim, që prokurorja ia ka çuar gjykatës, thotë duke renditur argumenta ligjorë dhe prova, se i pandehuri Rexhep Rraja ka konsumuar veprën penale të “Përndjekjes”, relativisht për një kohë të gjatë ndaj të dëmtuarës Xhisiela Maloku. Kjo pasi e dëmtuara Xhisiela Maloku, ka shfaqur ankth, pasiguri dhe paqëndrueshmëri në deklarimet e dhëna në polici dhe prokurori, por dhe vende të tjera, duke qënë në situatë tensioni të vazhdueshëm.

Bisedat e përgjuara në prokurori e Krujës

Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambjental që ka kryer në ambjentet e prokurorisë mes dy protagonsitëve të kësaj çështje, të pandehurit Rrexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku.

Përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve. Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar. Pikërisht në këtë moment mes tyre ka nisur një bisedë, ku Rexhep Rraja fillon i thotë se çfarë na bëre, përse e sajove gjithë këtë histori të tillë, me hotel dhe pistoleta.

Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela ia kthen Rrajës se ç’ke ti, se unë nuk do flas më për dhunën, nuk do i tregoj gjë asaj, duke ju referuar prokurores. “…kam për ta gënjyer… atë se më ka çmendur, më kërkon shumë dhe këmbëngul, çfarë ti bëj…”-vijon të thotë në bashkëbisedim Maloku. Më tej kjo e fundit vijon ti thotë të dashurit të saj Rraja se sapo ti nxjerin nga aty ku janë, dhe ta marin në pyetje, do i kërkojë prokurores se është keq psikologjikisht, do e gënjejë në mënyrë që ajo të mos vazhdonte të këmbëngulte për ta marë në pyetje.

Ndërsa nga ana tjetër i pandehuri Rraja i thotë se: “Të kam thënë që kam plane të tjera për ne të dy…por gjërat i ke komplikuar shumë ti. Plus që babai nuk është dakord me këtë lidhje. Gjithashtu Rraja ka vijuar ti flasë Xhisiela Malokut duke i pohuar se ajo kishte gënjyer edhe për pistoletën në hotel. “…Pse ke gënjyer për pistoletën xhanëm…”- i thotë Rraja, Malokut. Më tej djali i deputetit të PS vazhdon në bashkëbisedim me Malokun se dakort dhunën e pranoj që të kam goditur në hotel por pistoletë nuk kisha. Ti e shpike. Nga ana tjetër ai i thotë Xhisielës që të mos merret më me prokuroren pasi sipas tij ajo është e çmendur. Ndërsa Xhisiela ia kthen se do i thotë që nuk është mirë psikologjikisht, do e gënjejë në mënyrë që të mos e mari më në pyetje atë ditë dhe se si do e gënjente Xhisiela Maloku prokuroren në vazhdim. Ndërkohë mësohet se fjalët mbyllëse të kësaj bisede të përgjuar nga prokuroria janë për daljen nga prokuroria dhe drekuar së bashku në restorant.

Biseda pas pajtimit:

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë ndonjë gjë se vdiqa

Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë

Xhisiela: Do vish ti?

Rexhepi: Po vi,vi unë. Prandaj po të them mos prish punë

Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre,m’çmene. I kam hudh fare, më kanë marr në pyetje disa herë.

Në këtë bisedë tjetër mes të dëmtuarës dhe të pandehurit Rexhep Rraja duket që palët janë të pajtuar dhe madje shkojnë drejt daljes nga prokuroria për të drekuar së bashku. Por prokuroria e Krujës, ka vlerësuar të gjithë bisedën e plotë dhe ka vlerësuar se Rexhep Rraja duhet të arrestohej dhe menjëherë ka kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata e Krujës.

Xhisiela të premten në prokurori me dy psikologë

Nga ana tjetër e dëmtuara Xhisiela Maloku, është paraqitur, të premten, në prokurorinë e Krujës, ku e shoqëruar me dy psikologë ka dashur të japë dëshmi në favor të të dashurit të saj Rexhep Rraja, që ishte marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq. Por prokurorja nuk ka pranuar të pyesë më tej këtë vajzë, duke i pohuar se pyetja e saj na vazhdim do bëhet vetëm në gjykatën e Krujës, kur dhe të fillojë procesi gjyqësor ndaj Rrajës.

Por nga ana tjetër Maloku ka filluar të kërkojë llogari tek prokurorja e çështjes se pse ia kishte çuar në burg, të dashurin e saj dhe se ajo do e mbronte në gjykatë. Tashmë ko çështje ka hyrë në një spirale të rrezikshme pasi, nëse Xhisiela Maloku ndryshon dëshminë e saj në gjykatë, atëherë ka shumë gjasa që ajo të arrestohet dhe akuzohet për “Dëshmi të remë”/ Marre nga Shqiptarja.com

6 Comments

  1. o media akoma mirreni me kete xhiisele ju ajo e ka zgjidh vete rrugen per prostitute me fjalet qe po thote se vdiqa per tu shkerdhyer sepse e ka pa qe nuk i afrohet me njeri dhe pretendon duke genjyer se po i vjen prrap reshep dajaku .i cili pasi te lirohet ja tregon mire aren

  2. po e ks plani gati te ka blere bileten me te shoqeruar ne itali per te dale prostitute e bukura eshte se je dhe me shkolle te larte dhe kuptohesh shume

  3. plani i regjepit se pasi e zbuti tashe dhe e beri dele e pul xhisielen,i jep dhurat grupit alfa te rames qelbesires , sajmir,rosh,dosh,frrok e ndok.pastaj dihet se qfare i ndodh,kercen si mrika kodheli ne tavolina greka e bushati ne tavolina braziljane. keshtu pastaj peshkojn donald luja,johanes hana,vllahutina etj.po i qove nji xhisiela luu dhjehet si rama ne pelena kur i qon ditmir bushatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu