• |
ide | kryesore

Kompanitë e basteve presion deputetëve, Rama mesazh: Mos i besoni, janë orkestrime!

Lajme, Të fundit



Duke parë se kësaj radhe, Edi Rama vërtet ka ndërmend t’i mbyllë pikat e basteve dhe kazinotë në zonat urbane, ndaj deputetëve të Partisë Socialiste kanë nisur presionet e para. Llogaritet që rreth 7 mijë vetë janë të punësuar në këtë biznes, njerëz që nga 1 janari ose më herët do të mbeten pa punë. Pikërisht nga kjo kategori, një lumë mesazhesh kanë nisur t’i dërgohen deputetëve të Partisë Socialiste, të cilëve i kërkohet të mos e votojnë ligjin e ri.

Pasi është informuar për këtë fenomen, Blerina Gjylameti ka komunikuar me Ramën të cilin e ka vënë në dijeni të asaj që po ndodhte, se ndaj deputetëve të të gjitha zonave janë nisur mesazhe të vazhdueshme nga punonjës të pikave të basteve, ku i kërkohet të mos e votojnë mbylljen e këtyre pikave.

Për këtë arsye, paraditen e sotmë, Rama i ka nisur një mesazh në grup të gjithë deputetëve socialistë, ku mesazhet i quan një orkestrim të kompanive të basteve, që kanë nxitur punonjësit e tyre t’i shkruajnë socialistëve.

Porosia e kryeministrit është se deputetët nuk duhet t’i besojnë këtij orkestrimi nga ata që i quan “llagëmi i atyre që janë pas kompanive të basteve”, siç shprehet Rama në mesazhin e tij për deputetët.

Mesazhi i plotw i Ramës për deputetët

“Me thote Blerina qe kane nisur t’ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per “monopol online” sepse s’do kete asnje lloj monopoli!”

Po kështu, kreu i qeverisë sqaron deputetët të mos e besojnë variantin e monopolit online të basteve, një teori e përhapur në rrjetet sociale nga vetë kompanitë. Kjo teori u përhap në rrjetet sociale nga Nisma Thurje, sipas të cilës në treg do të mbetet vetëm një kompani Bastarena, e vetmja që ka licensë.

Por në një status të tij në Twitter, Rama e mohoi këtë teori, pasi edhe kompania në fjalë do të mbyllet deklaroi ai bashkë me bastet online. Shpërndarësve të kësaj teorie në rrjetet sociale, Rama nuk ngurroi t’i ngrejë edhe gishtin e mesit siç duket në statusin e tij në Twitter.



8 Comments

  1. Ne kete histori humbasin 3000 -6000 persona por fitojne shume here me teper.. 30% e divorceve vjen ngaqe kryefamiljaret jane bere te varur nga kjo ‘ droge’ dhe lene rrogat neper keto pika bastesh.

  2. Ma thote mendja qe per ti mbyllur gjalle ne bote se i mbyll ,por i kercenon qe ti taksoje me teper dhe e dyta ata qe kane hapur euro baste jane te gjithe pothuajse mbi 80% te shpures te -Rivdekjes-

  3. Mylli komplet se vetem harram jan. Vetem gjona te kqija sjellin .
    Ani se ngelin 7000 rob pa pun, ma mir ka me i dal shoqnis.

  4. kompanit e basteve kan,jan dhe do te jen lavatriqja e rames,ter kokina e qindra mijera ton kanabis jan pastuar ketu.tash qe ka arritur 150 normen enver i flak,por do i ngelen ne qaf,se llogari i kerkon frroku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *