• |
ide | kryesore

“Më hodhën ujë të valuar në organet gjenitale”: ish-sulmuesi i Blackburn dënohet 15 vjet burg për tortura sadiste

Sport



Nga futbolli anglez vjen historia që tregon sa e vështirë është të administrohet jeta pas sportit, sidomos kur bie në shoqërinë e gabuar. Lajmi i publikuar nga Mirror, për dënimin me 15 vjet heqje lirie për rrëmbim dhe tortura për Jermaine “Jamie” Clarke, sulmuesi i datëlindjes ’88 që nuk është se luajtur shumë në futbollin e madh. Produkt i akademisë së Blackburn Rovers, Clarke luajti deri në 2009 në klubin që befasoi botën në 1995 duke u shpallur kampion i Anglisë, por që më pas zbriti në League Tëo angleze, me fanellën e Rotherham United e Lincoln në 2010.

Kështu, hyrja në një rrugë të gabuar e pa fund është mbyllur me dënimin me burg për tortura, të përkufizuara “sadiste e turpëruese”, ndaj Michael Dewar, che entrò in contatto con Clarke a causa di una disputa per un debito di 340.000 euro legato alla vendita di stupefacenti.

Ngjarjet kanë ndodhur janarin e kaluar. Sipas asaj që është bërë e ditur në Gjykatën e Leeds, Deëar është mbyllur në një makinë nga Clarke e një rrëmbyes tjetër, Sakhaëat Hussain, edhe ai i dënuar 15 vjet, e më pas u cua në një apartament në Dewsbury: ku është zhveshur dhe i është nënshtruar torturave, që i kanë shkaktur fraktura të ndryshme, ndërsa është detyruar të kërcejë me këngët e Whitney Houston për të “zbavitur rrëmbyesit e tij”,

Procesi zgjati pesë javë. Sipas gjykatësit Robin Mairs ngjarjet kanë lënë “shenjë të përhershme” mbi viktimën: “Clarke e Hussain kanë përdorur dhunë, kërcënim e presion mbi viktimën për ti kontrolluar lëvizjet e për ta bërë të bindet”.

“Më bënë të përkulem si të isha fëmijë që i duhet ndërruar pampers dhe më hodhën ujë të valuar në organet gjenitale dhe këllqe” është rrëfimi dramatik i Dewar, që ka shtuar se ka shpëtuar vetëm sepse njërin nga rrëmbyesit e kishte zënë gjumi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *