• |
ide | kryesore

Meta: Nuk më shqetëson e përkohshmja Arta Marku, por mungesa e Kushtetueses

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku e cila është vënë në qendër të akuzave të opozitës kohët e fundit për çështje si “Tahiri”, “Xhisiela”, “Shullazi”, “Babalja”, etj. Por çfarë roli po luan e përkohshmja Arta Marku në krye të organit të akuzës në këtë situatë? Sipas Metës problemi më i madh që ka krijuar reforma në drejtësi është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi disa elementë të rëndësishëm të reformës në drejtësi, të zbatimit të saj dhe krijimit të institucioneve të reja ku mungesa e çdo institucioni në parashikim me ndryshimet kushtetuese është problematike.

Më problematike është fakti që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale sepse një vend që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese” –thotë Meta në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në Report TV. Kreu i shtetit thotë se problem mbetet edhe ngritja e disa institucioneve të reja të sistemit të ri të drejtësië.

“Ashtu sikurse janë dhe çështjet e tjera të krijimit të KLP-së, KLGJ-së. Më emergjente që duhet të ishte krijuar prej dy vitesh KED-ja, e cila ka të bëjë edhe me Gjykatën Kushtetuese, dhe me Inspektorin e Përgjithshëm të drejtësisë” – e mbyll Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *