• |
ide | kryesore

Partnerja e Davide Astorit rrëfehet,’Ai iku në momentin më të lumtur të jetës së tij’

Paparazzi, Slider



Francesca Fioretti, partnerja e Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentina-s që u nda nga jeta pak muaj më parë në dhomën e tij të hotelit, në një intervistë të gjatë për “Corriere Della Sera” ka folur për dramën e saj dhe forcën që po gjen për t’u ringritur pas tragjedisë së 4 marsit të këtij viti.

“Unë, më 5 mars kam shoqëruar vajzën në shkollë dhe kam shkuar tek psikologu. Jeta me vajzën tonë pas asaj që ndodhi është shumë e vështirë. Më duhet që trishtimin dhe mërzitjen të mos ja transmetoj asaj. Ajo e ka kuptuar që ai nuk do të kthehet, por e kemi vendosur të dyja në një vend imagjinar ku ai është i lumtur. Nuk e di çfarë më dha forcën për të gjetur qetësinë, por mendoj: vajza ime.”

Më tej shton:

“Muaji i parë ka qenë shumë i vështirë, ndjeja dhimbjen që ne nuk ishim më të tre së bashku të lumtur dhe të gëzuar. Por rutina me vajzën dhe takimet me psikologen më kanë ndihmuar që vajza ime të mos shohë dhimbje në sytë e mi.  Davide iku në momentin më të lumtur të jetës së tij…” – ka përfunduar Francesca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *