• |
ide | kryesore

Perceptimi për krimin/ Ramës i është thyer termometri

1, Ide

Kryeministri mblodhi të gjithë shefat e policisë për t’i përdorur si dekor në mesazhin që kërkoi t’i jepte publikut: se ndryshe nga perceptimi, statistikat e nxjerrin Shqipërinë një vend pa probleme me krimin. Rama i mëshoi fort kontradiktës mes imazhit që krijon makineria e baltës së opozitës apo mediave dhe shifrave të çertifikuara nga BE, që thonë të kundërtën.

Duhet pohuar që në fillim se lojës me numra në Shqipëri i ka dalë boja me kohë.

Me statistika, tabela dhe grafikë Edi Rama dhe Saimir Tahiri u mbushën mendjen shqiptarëve në shtator të 2015, në një show gjigand të titulluar “Antidroga një histori suksesi”, se vendi qe i pastër nga hashashi, ndërkohë që kanabisi kishte pushtuar çdo fushë të mbjellë. Madje njësoj si sot, këto të dhëna i konfirmuan edhe ish ambasadori amerikan Donald Lu edhe Guardia di Finanza (shiko videot poshtë).

Krahasimi i fjalimit me atë të 2015/ Çfarë u thotë Rama policëve pas skandaleve

Për të mos i marrë shembujt vetëm nga një krah, po statistikave iu referohej edhe Berisha kur krenohej, tribunë më tribunë, se në kulmin e krizës, vendi qe i dyti në Europë pas Gjermanisë.

Statistikave iu referohej edhe ministria e Brendëshme, kur fliste për vrasjen e Selenicës që e llogariste si një të vetme, megjithëse autori kishte bërë kërdinë mbi 8 persona.

Pra loja me statistikat, përpara se të jetë një shkencë e besueshme, është e varur krejtësisht nga vullneti i atij që i përdor ato. Dhe kur ato i marrin në dorë politikanët, përfundimi dihet.

Por, pavarësisht kësaj, problemi i qeverisjes së Ramës nuk është as tek numrat, as tek krahasimet. Shqiptarëve nuk mund t’u hidhet hi syve duke bërë paralele me Romën apo Athinën. Sepse çështja e krimit këtej në anët tona, nuk është se sa vrasje kryhen në vit, sesa dyqane vidhen me forcë, apo sa vajza përdhunohen në muaj. Ai fatkeqësisht është tejet më i madh. Pyetja bëhet nëse krimi ka kapur shtetin.

Dhe në raste të tilla, kur bandat dhe pushteti bëhen një, asnjë krahasim numrash nuk ka më vlerë. Madje, në diktatura, qoftë të majta dhe qoftë të djathta, evidencat e krimit ordiner bien ndjeshëm. Në Shqipërinë komuniste kishte më pak vrasje të tilla dhe ky pohim është po aq i vërtetë si për kohën e fashizmit në Itali, apo të nazistëve në Gjermani.

Pra aksioma është e thjeshtë: sa më lart që ngjitet krimi në hierarkinë e pushtetit, aq më pak kanë hapësirë keqbërësit e vegjël ordinerë.

Kriminalizimi nga lart të bën ta fitosh realisht betejën me statistikat, por ai njëkohësisht të bën ta fitosh edhe betejën me faktet.

Sepse në një pushtet të kriminalizuar, ku as policia, as prokuroria, as gjykatat nuk e bëjnë punën e tyre, krimet as nuk regjistrohen.

Ka plot fakte të kohës së qeverisjes së Rilindjes që e dëshmojnë këtë.

Rasti i Xhisielës që endej për 6 muaj komisariateve dhe askush nuk i merrte denoncimin, sepse përdhunuesi ishte djali i deputetit të PS, përpos mëkateve të tjera e pengonte atë të ishte edhe një shifër e ftohtë në listën e statistikave të vajzave të përdhunuara.

Rasti i fshehjes së kërkesës zyrtare të Interpolit për deputetin Mark Froku, e zbriste edhe përqindjen e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar që ishin pjesë e kuvendit të Shqipërisë.

Manipulimi i kryeministrit me çertifikatën e pastërisë së Elvis Roshit, i lëvizte automatikisht edhe statistikat e kryebashkiakëve që kanë pasur më parë një dënim me burg jshtë vendit.

Kështu ndodh pra në një shtet të kriminalizuar: e para krimi i vogël ka realisht tendencën të bjerë dhe e dyta krimi real nuk merret vesh kurrë, sepse institucionet i shërbejnë politikës përpara së vërtetës.

Pikërisht për këtë, kryeministri “vuante” se njerëzit besojnë më shumë tek perceptimi, sesa tek tabelat dhe grafikët që u servir ai. Më kot ai mëtoi dhe sot t’i quante ato termometrin real të matjes së kriminalitetit. Sepse në mbretërinë ku sundon propaganda, një termometër i tillë rezulton i thyer.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Nuk kemi nevoje per grafiket e ketij demagogu , realiteti eshte teresisht ndryshe . Shefat e policive nga hamall droge jane kthyer ne arkiteka , policet ne gjobevenesa . Gjithe tenderat po i merr krimi , bregdetin krimi , vjedhjet e tokave krimi me pak fjale krimi ka zaptuar gjithçka . Ky i gjati ine i ka frikesuar te gjithe dhe askush nuk guxon te kundershtoje kriminelet dhe krimin shtet prandaj edhe kriminelet nuk kane nevoje te bejne krime te pakuptimta kur gjithçka ju shkon fjolle . Mos i dini gje idioter kriminelet ju ? Laki Luçano tre klase shkolle kishte por uli ne gjunje gjithe klasen politike te Nju Jorkut dhe nese nuk do te hynte FBI-ja aty do ishte jete e mot . Ky i gjati ine perveçse po ju fryne xhepat krimineleve te rrugeve po ju jep edhe pushtet . Edhe ne ndonje rast sporadik qe keta kriminele akuzohene jane gjykatat ato qe i lirojne sa hap e mbyll syte sepse ky sistem u krijua . Di te me thote njeri se çu be me ato vjedhjet ne Bashkine Lezhe , po ne hipotekene e Kavajes, po ne Bashkine Rrogozhine ? Jua them une , pothuajse te gjithe jane liruar . Varferia po kap majat , ketu skamja po i ze vendin mjerimit ndersa ky derdimen bene demagogji . Çmimet ne tratosfere dhe rriten nga dita ne dite , taksat e kane kurben vetem ne rritje dhe nuk kane te ndalur ndersa rrogat ne vend numero qe prej afersisht 7 -8 vjetesh . Dil e shih rreth e rrotull or i gjati ine , dil e shih e pastaj peshty veten ne pasqyre per “mbrekullite ” qe i ke bere ketij vendi dhe ketij populli te vuajtur o demagog i shpifur .

    1. Faji per kete situate nuk eshte me i popullit shqiptar, por i nderkombetareve. Ata e dine mire qe Shqiperise i ka ikur dhe vazhdon t’i ike truri, madje do ndodhe gjithmone sepse eshte nje shtet i vogel me burime te vogla ne krahasim me shtetet e medha ku shkojne. Nuk mund te pretendohet nje ndryshim politik nga votuesit qe kane ngelur brenda ne shtet, dhe as nga “truri” i mbetur, qe eshte faktikisht nje pseudo-tru politikanesh e biznesmenesh inferior, medioker e te semure mendore. Keshtu qe nderkombetaret, dhe vecanerisht BE, kane faj per lejesat dhe mungesen e presionit per te krijuar nje shtet qe i perafrohet standarteve te veta. Pergjegjesine nuk e kerkojne dot as nga emigrantet e ikur, as nga te gjoret e mbetur, dhe as nga djallezoret e korruptuar, pasi te treja keto grupe kane hallet dhe interesat e veta. I vetmi interes madhor i mbetur eshte interesi i BE per t’u konsoliduar gjeografikisht me gjithe Ballkanin brenda vetes, ndaj deshtimet jane tashme te tyret, sepse shqiptaret kane deshtuar me kohe dhe kot te shfryhet ndaj tyre. Ferri shqiptar mund te shuhet vetem nga jashte, jo nga brenda.

      1. Çdo dash varet nga kembet e veta.Nuk eshte faji i nderkombetareve,por i “elites politike”
        te pandergjegjshme.Shqiperia ka mjaft pasuri per te pasur mireqenie.Luksemburgu i vogel
        eshte,por eshte me i pasur per fryme se Amerika,Rusia apo Gjermania!Edi Rama nuk eshte
        as ekonomist dhe as jurist,as edhe dikushi qe ka pasur sukses ne biznes.Do te deshiroja te
        shihja si Kryeminister,ndonje biznesmen te suksesshem.

        1. Pse mendon se ne nje vend si i yni te kete biznesmen qe ka arritur gjithçka ne saj te merites apo zgjuarsise se tij ?Ne 100 kompanite me te pasura ne vend asnje nuk prodhonte por vetem sherbime , ndertim . Vetem nje Zot i Madh mund ti beje derman ketij vendi .

          1. Tani ,keto jemi ne,keto jan kushtet tona,dhe jemi te detyruar te zgjedhim ne keto
            kushte më pak te keqen.Prandaj edhe mendoj si me siper,qe dikush me pervoje ne
            biznes,do ishte më me vlere.Ndoshta edhe gaboj,por biznesmenet jan me kembe
            ne toke,krahasur me skizofrenin Rama,qe nuk arriti asgje ekonomikisht me pare
            se te merrej me politike.Kjo eshte ndoshta nje nga arsyet qe filloi te vjedhe me
            lejet e ndertimit,20%.Rama nuk flet kurre me terma juridike dhe ekonomike,
            Ahmetaj gjithashtu;-si do zhvillojn ekonomine e Shqiperise keta njerez?

            Homo sapiens i pari,ka qene tregtari,qe bleu mallin e prodhuesit me çmim te lire,
            per ta shitur diku tjeter me çmim te larte.Ne princip,ky eshte mashtrim,por dikush
            ka nevoje per kete sherbim perderisa funksionon,prandaj edhe paguhet.Edhe dhenia Lekeve me kamate,megjithese zyrtarisht ka filluar ne Itali.hebrejt e kan bere shume
            me heret.Tung.

          2. Ti thua ne mes te keqijave zgjedh ate me te voglen , por edhe kjo nuk eshte zgjidje per mendimin tim . Kjo fabul vlen vetem ne rastet emergjente por qe nuk eshte asnjehere e qendrueshme dhe e demshme ne kohe . Nejse , mendje me te ndritura se tonat duhet ti japin zgjidhje kesaj pune . Ishallah Zoti ve dore dhe ndergjegjeson ndonjerin prej ketyre politikaneve apo edhe biznesmenve dhe bene derman per kete vend. Tung

  2. o Bushat boll me hartime per klasen e 4 fillore. Duhen shkrime si ato te “Koha Jone” ne 1997 qe ky milet dele te zgjohet nga gjumi, ne rast te kundert nje vrime ne uje do beni

  3. Nga krimi Lind dhe shteti dh shteti vdes me kriminelin.Faktet Jane dhe me shume dhe NUK do te zgjidhen dhe ne te ardhmen.

  4. Remzi Hoxha u zhduk komplet,as varr nuk ka nga Gazidedja(e ka bere ne koken e vet) sepse shteti atehere ishte me krimin bashke.Asgje nuk ka ndryshuar ,vetem boja eshte ndryshe.Askush nuk dha llogari per krimin ne shqiperi,e c’fare krimesh sa qe iken nje milion njerez emigrante.Biles akoma ka njerez qe nuk dihet se ku jane.Shkrimi eshte i arsyeshem dhe mjaft kritik,por ballanca eshte mjaft negative dhe ishalla nuk shkon me poshte.

  5. I thône nje fjale;”Si imami e xhemati”. Shifrat dhe krahasimet Jane arme te deshtakeve dhe te degjeneruarve.Ata Jane si fija e kashtes ne det ku i mbyturi shpreson te shpetoje.KM idiot dhe psikopat te n’a tregoje per situate sot e te lere krahasimet.

  6. Sa mund t’ja besoj kush edukimin e femijeve nje pedofili,aq mund t’ja besosh luften
    kunder droges,nje perdoruesi droge!Ore,çfar u bë me 613 kilogram kokaine,qe u
    kap ne Durres?Jo per gjë,por gojet e liga qe jan mesuar te perfolin Kryeministrin,
    thone se e ka magazinuar ne Zyren e tij.Shpifje!I bën zemra edvin kokaines,te djegi
    613 kg kokaine?

  7. Kur Basha i kishte marre me rradhe ministrite(shume i zoti),ministria e brendeshme ishte yll fare,asnje gje nuk ndodhte,as krime,as vjedhje,as prostitucion lere pasta qe droga nuk perdorej fare,vetem se vrau 4 vete me 11 janar se do te shembin K/ministrin.Dru me pre,askush nuk e rruan si pozita ashtu edhe opozita,lere Presidenti qe eshte me pushime pune cdo jave.

  8. Sa po u ktheva nga fejesa e dyte Zenit baba( dy femijet me ish graun e pare nuk ishin),te gjithe me kravata,me ore dhe byzylyk floriri dhe nuk kishte asnje kriminel ordiner.Te gjithe ishin te ndershem,te qeshur dhe te lare ,jo si Babalja me era mut.Ndershmeria dhe pastertia ishin ne cdo pjate te florinjte,aty s’kishte vend per hajdute dhe kriminele sepse cdo njeriu i merreshin shenjat e gishtave dhe i behej dhe nje X-ray ne trup,ndryshe nuk hyje dot.Kesaj i thone i ndershem.

  9. Tani ,keto jemi ne,keto jan kushtet tona,dhe jemi te detyruar te zgjedhim ne keto
    kushte më pak te keqen.Prandaj edhe mendoj si me siper,qe dikush me pervoje ne
    biznes,do ishte më me vlere.Ndoshta edhe gaboj,por biznesmenet jan me kembe
    ne toke,krahasur me skizofrenin Rama,qe nuk arriti asgje ekonomikisht me pare
    se te merrej me politike.Kjo eshte ndoshta nje nga arsyet qe filloi te vjedhe me
    lejet e ndertimit,20%.Rama nuk flet kurre me terma juridike dhe ekonomike,
    Ahmetaj gjithashtu;-si do zhvillojn ekonomine e Shqiperise keta njerez?

    Homo sapiens i pari,ka qene tregtari,qe bleu mallin e prodhuesit me çmim te lire,
    per ta shitur diku tjeter me çmim te larte.Ne princip,ky eshte mashtrim,por dikush
    ka nevoje per kete sherbim perderisa funksionon,prandaj edhe paguhet.Edhe dhenia Lekeve me kamate,megjithese zyrtarisht ka filluar ne Itali.hebrejt e kan bere shume
    me heret.Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu