• |
ide | kryesore

Policia përleshet me grupin kriminal, një i vdekur

Lajme, Të fundit

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër është plagosur, bëjnë të ditur burme të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi disa persona që ishin një veturë e zezë që ishte në kërkim nga policia, ishte duke i shitur armë një grupi tjetër dhe sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë. Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ku i vdekur ka mbetur njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një tjetër.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që lidh Prishtinën me Mitrovicën, në rrugën që shpie për në Fushë-Kosovë.

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi një veturë që ishte në kërkim nga policia, personat që ishin brenda saj, sapo kanë vërejtur veturën e policisë, kanë filluar të shtien drejt veturës së policisë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe një veturë e ndihmës së parë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo të plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu