• |
ide | kryesore

Rama siguroi se s’do ketë monopol bastesh online, Bastarena: Nuk prekemi nga ligji, jemi licensuar

Lajme, Të fundit



Një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët se në Shqipëri, nuk do të ketë monopol basteve online dhe se për to nuk ka më shpëtim, kompania Bastarena ka publikuar në faqen e saj një mesazh, për klientët, ku i siguron se ata do të jenë të vetmit në treg edhe pas 1 janarit 2019.

Por shqetësimit klientëve, Bastarena shkruan se ajo është e vetmja kompani e licencuar për lojërat e fatit online dhe se nuk preket nga ndryshimet ligjore.

“Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke filluar nga data 1 Janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotove, përveç atyre online. Bastarena si e vetmja kompani e licencuar e lojërave te fatit online, nuk preket nga këto ndryshime ligjore. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe argëtoheni në faqen tonë zyrtare bastarena.com. Faleminderit!”, shkruan Bastarena.

Ndërkohë në faqen e tyre ne web Bastarena shkruan se është një shoqëri me besueshmëri shtetërore me garancinë e qeverisë shqiptare.

Shoqëri e besueshme me garanci shtetërore. Partneritet me një Ofrues Shërbimi me përvojë i cili operon në tregun e lojërave elektronike në distancë që nga viti 1996, me një ekip me eksperiencë 10 vjeçare në lojërat elektronike në distancë. Aktualisht, Bastarena është Shoqëria e parë dhe e vetme e licencuar në treg për lojërat elektronike në distancë. Ne Ju shërbejmë me përvojën tonë të konsoliduar, me garancinë e Qeverisë Shqiptare. Ne krenohemi për ofrimin e platformës së vetme ligjore të lojërave elektronike në distancë me shërbime loje miqësore, të ndershme, praktike, argëtuese, me cilësi të lartë, që janë të besueshme dhe të audituara. Bastarena është e angazhuar për të bërë gjithçka që është e mundur për t’u dhënë klientëve të saj një eksperiencë të kënaqshme lojërash, duke pranuar se lojërat e fatit mund të shkaktojnë probleme për një numër të vogël individësh. Për të siguruar që Ju të vazhdoni të keni luajtje të sigurt dhe të menaxhueshme, ne mbështesim plotësisht Luajtjen e Përgjegjshme.” – shkruhet në webin e Bastarena.



10 Comments

  1. Gjithmone se pas çdo reklame te madhe qe bene rilindja gjithmone fshihet nje afere korruptive akoma me e madhe . Vini re diçka , Bast Arena nuk eshte e rregjistruar ne Shqiperi atehere nuk do mbyllet dhe per rrjedhoje do kap gjithe tregun e basteve . A e keni parasysh kush eshte Bast Arena , jane aleatet dhe avokatet e Finos ne luften qe bene per te zaptuar federaten . Mos i besoni me ketij shpifaraku te paskrupullt .

    1. Sufllaqe sufllaqe. Vazhdoni mor vazhdoni se nuk kemi gje ne terezi keshtu. Jepini more se per koke te sales do ju le pa buke sot.

  2. Bravo z. Rama. U ka ik mendja idiotve te pd me kete levizje. Qe te bindeni shikoni se si do lehin tani, edhe do komentojn duke share e duke lehur si qent.

  3. Nese lejon bastet on line atehere tregon se ti punon per mafiozet dhe ate gishtin e mesit qe tregove tek shkrimi yt fute ne byce .

  4. Nese do jete e vertete, qe prapa te gjithe kesaj , ekziston ky skenar, qe gjithe ky treg, te merret ne dore nga nje operator i vetem, apo 2 e jo me shume, atehere Rama ka firmosur fundin e tij, i cili nuk do jete vetem politik. Duhet tia leme kohes, qe do vertetoj nese do ndodh dicka e tille. Me kanabisin keta treguan, qe mund te bejne gjithcka, per para, por qe arrijne deri ketu, nuk dua ta besoj.

  5. Keshtu tha dhe per hashashin kur e futi Lazaratin ne shtet rrethim qe ne nuk do lejojme te mbillet hashash dhe te gjitha llojet e drogave brenda territorit te vendi .Kurse ne fakt nga nja Lazarat u Lazaratizua tere vendi duke u mbjelle ne c’do cep te vendit edhe per keto pikat e basteve keshtu do ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *