• |
ide | kryesore

Shqetësimi për ambasadoren amerikane: Do na kujtojë Klemend Balilin në fjalimin përshëndetës!

Lajme, Të fundit



Në takimin që i ka kërkuar paraditen e sotme, stafit drejtues politik të Ministrisë së Brendshem, drejtorëve të policisë dhe shefave të komisariateve, kryeministri Edi Rama foli për “të fortët me makina e shampanjë” duke përmendur edhe Klement Balilin.

“Nuk dua i dashur drejtor, të presim të vijë ambasadorja e re amerikane për të na kujtuar në fjalimin përshëndetës që Klemend Balili, nuk është kapur akoma. Ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku dinjiteti për të cilin fola vihen në diskutim, jo vetëm nga të fortët dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, që ndërtojnë tek tuk pa leje, që hedhin plehra dhe inerte. Unë e di shumë si seriozisht po përpiqeni të kapni Klement Balilin, për të gonxhuar zvarranikë të tjerë”, u shpreh Rama.

 

 



5 Comments

  1. Shefat e tu te policive nga hamall droge jane kthyer ne arkiteka me fame boterore. Dil shiko se çbehet rreth e rotull te kuptosh se ne çfare llumi je zhytur dhe me cfare njerzish po drejton. Do lebetitesh nga makineria mafioze qe ke ngritur me keta palaço dhe injorante qe ke vene ne krye. Krimi komandon kudo,tendera,pastrim,ndertim pa leje,bregdetin,vjedhje tokash e pyjesh e shume e shume te tjera. Dil e shih qe te kuptosh qe krimi eshte ne majat e tij me te larta , mafiozet komandojne , varferia kembekryq kudo . Dil e shih e peshty veten ne pasqyre pastaj per “mbrekullite” qe i ke bere ketij vendi dhe ketij populli te vuajtur o demagog i shpifur .
    P.S. Te pakten ndryshoja emrin partise se vetem social nuk je , nga Partia Socialiste beje Partia Shfrytezuese

  2. Ju o -peseista te nderuar-dhe ju o dhjerista qe komentoni ketu, akoma nuk jeni te bindur me gjithe keto skandale qe po dalin dita dites,qe ky vend me gjithe keto vrasje ,grabitje ,dhunime ,hashashizim,varferi,pa punesi nuk ka qeveri ,nmuk ka shtet ?Ae dini qe kjo qeveri eshte vetemqeveri fasade per hallet e popullit vetem e vetem se mbahet ne kembe me propoganden bollshevike me ato degjesat dhe ster degjesa duke i genjyer njerzit diten me diell?Ae kini kuptuar o -peseista te nderuar -dhe ju o komentuesit e ridhjerjes qe vendi eshte pa qeveri ,pa kryeminister qe ne vendin e kryeministrit eshte ulur nje njeri me kartele po vec kesaj dhe perdorues droge ku me klithmat e tij prej bufi me brockullat e tij bajate na hiqet si kryeministri me popullor i historise te ketij vendi ku per fat te keq eshte kryeministri me i rendomte dhe me skizofren qe ka njohur ky popull gjate gjithe shekullit ku i futi nen kthetrat e tij te gjitha institucionet qe nga prokuroria,gjykatat ,policine ,mediat ku me propogandene tij te shfrenuar nxjerr ne pah -arritjet ,fitoret -imagjinare -qe ka arritur kjo qever .Ku keni pare dhe degjuar ketu ne kete vend qe kryeministri te kete nje kanal televiziv privat ku rri dite per dite pas bythes tij duke propoganduar ”arritjet” e qeverise ku te gjitha jane mashtrime .Lind pyetja ;Pse ky kryeminister nuk nxjerr nje pakete -Anti-mashtrim-dhe te denohen ata qe mashtrojne neper fushata elektorale sa here ka zgjedhje por na nxjerr pakete -Anti shpifjen-qe njerzit dhe te vertetat qe do thone per njerzit e partise te qeverise ti quaje shpifje.Sepse ka ne dore dhe sacin dhe kerbacin.

  3. Blla-blla-bllaja e radhës.

    Ndjehet ngushtë se e di çfarë informacioni zotërojnë policët, por kur ti vijë dita ndonjëri prej këtyre policëve do ti vejë prangat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *