• |
ide | kryesore

Skandali/ Avokati i Ronaldos në Las Vegas: “Dokumentat janë manipuluar”

Sport



Avokati që kryeson grupin ligjor të Cristiano Ronaldo në mbrojtjen nga akuzat për përdhunim, Peter Christiansen, ka shkuar në Shtetet e Bashkuara për tu përballur me policinë e Las Vegas e në vecanti me përgjegjësit e hetimit, që lidhet me faktet e verës 2009, kur sulmuesi atëherë i Real Madrid, akuzohet se ka përdhunuar ish-modelen Kathryne Mayorga.

Lajmin e ka publikuar e përditshmja portugeze “Correio de Manha” për të cilin Christiansen është shprehur “i kënaqur me atë që pa” e me besim në arkivimin e cështjes. Christiansen madje ka folur për një “fushatë të shëmtuar ndërkombëtare bazuar në dokumenta digitalë që janë vjedhur dhe pas asnjë dyshim manipuluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *