• |
ide | kryesore

Sot gjykata vendos për dosjen e Tahirit, prokurorët takim për provat e fundit

Lajme, Të fundit



Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen “Tahiri” do të mblidhet sot për të vendosur në lidhje me fatin e kësaj dosje, nëse do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit, afatet përfundojnë në 17 tetor.

Këtë të hënë, grupi i prokurorëve do të mblidhet për të vendosur për fatin e dosjes ku i akuzuar është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 tetor, kohë kur dosja ose duhet të dërgohet në gjykatë ose në të kundërtëtn duhet të kërkohet një zgjatje tjetër hetimore me tre muaj.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali. Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-Ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria ka vendosur sekuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe një pikë karburanti të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *