• |
ide | kryesore

Stresi del në krah të Encës

Paparazzi, Slider



Pas publikimit të këngës së re me Don Phenom, Enca dhe Noizy kanë pasur një histori të ngjeshur diss-esh dhe përplasjesh në distancë, ku nuk mungoi as gishti i mesit e drejtuar nga këngëtarja.

Në fillim ishte Noizy që ironizoi ish-bashkëpunëtoren e tij me tre foto ku shfaqeshin dy lopë me mikrofon përpara.

Dhe disa orë më pas, Enca iu përgjigj me një foto të një majmuni që shfaqej i trishtuar, të cilit i kërkonte falje se e kishte mërzitur.

Por këtë bashkëpunim të Encës dhe Don Phenom e ka mbështetur edhe një ndër rivalët e hershëm të Noizy-t, pikërisht Stresi.

Ky i fundit ka publikuar një foto të këngës në Instastory dhe ka etiketuar Encën e Don Phenom.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *