• |
ide | kryesore

Victoria Beckham flet për një fëmijë të 5-të

Paparazzi, Slider



Ajo është një femër tërheqëse, një biznesmene e suksesshme, një stiliste e kërkuar dhe një nënë e përkushtuar.

Suksesi që ka ndjekur Victoria Beckham, e ka një përgjigje, përkushtimin që tregon ndaj të gjitha gjërave me rëndësi në jetën e saj.

Pak ditë më parë ajo festoi 10-vjetorin e markës së saj të modës, por Victoria Beckham nuk e beson as vetë atë që i ka ndodhur.

Duke folur për “Vogue Australia” si pjesë e kopertinës së nëntorit, 42-vjeçarja rrëfeu se ajo e konsideron markën aq afër zemrës së saj saqë e sheh si fëmijën e saj të pestë.

Victoria e cila ka 3 djem, Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 16 vjeç dhe Cruz, 12 vjeç, dhe vajzën Harper. 7 vjeçe, me David, tha në intervistë për revistën se ajo që ka arritur brenda 10 vjetëve është shumë më tepër sesa ajo që ka ëndërruar.

“Unë jetoj dhe marr frymë për këtë markë shtatë ditë në javë: kurrë nuk e fik telefonin, nuk shkoj kurrë me pushime dhe ta mbyll telefonin ose emailin tim. Kjo markë është fëmija im i pestë”.

Megjithatë fillimi për të ashtu si për të gjithë ka qenë i vështirë. Nga një yll muzike në një stiliste, Victoria tregon se ka marrë disa rreziqe përsipër, duke qenë naive në këtë punë dhe ia ka dalë.

“Ka pasur momente të shkëlqyera përgjatë rrugës, kam fituar çmime, shitje të mira, por për mua suksesi është një gjë dhe mbajtja e tij është diçka krejtësisht e ndryshme. Unë e mbaj gjithmonë kokën poshtë, e përqendruar në hapin e radhës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *