• |
ide | kryesore

Video/ Anglia mbretëreshë e Spanjës, asist shqiptarë në fitoren e Zvicrës

F1, Sport, Video



Anglia befason Spanjën në Sevilla dhe i shkakton humbjen e parë iberikëve në grupin A4 në Ligën e Kombeve. Fillimi anglez ishte i frikshëm me tre gola në një pjesë lojë, që praktikisht e nxorrën skuadrën e Luis Enriques jashtë garës. La Roha kishte pësuar vetëm një gol në dy ndeshjet e para, por De Gea u detyruar të mësohet me veprimin e nxjerrjes së topit nga rrjeta, në veprimet spektakolare të dy lojtarëve që luajnë me të në Manchester. Asist i Rashford për golin e Sterling dhe më pas sulmuesi i United që shijon lavdinë personale me golin e dytë.

Spanja në vështirësi, pa ide dhe e goditur pa mëshirë nga britanikët, që në dy ndeshjet e para nuk kishin fituar asnjë. Sterling kompleton misionin për skuadrën e Southgate me golin e tretë dhe të dytin personal, duke e bërë praktikisht të pamundur përmbysjen.

Në fakt tre gola janë shumë edhe për Spanjën, e për më tepër kundër një skuadre si Anglia. E megjithatë Enrique i nxjerr të tijtë përpara dhe Alacer e më pas kapiteni Sergio Ramos ngushtuan diferencën në 2-3 pas 8 minutave shtesë. Iberikët mbeten të parët me 6 pikë, por Tre Luanët ngjiten në 4, duke lënë pas Kroacinë që ka vetëm një barazim, atë kundër Anglisë.

Në Grupin A2 Zvicra nuk humb mundësinë për të vënë nën presion Belgjikën, me fitoren 1-2 në Islandë. Ishullorët dorëzohen në dy asist të shqiptarëve Xhaka e Shaqiri, për golat e Seferovic dhe Lang, që i ngjit helvetët në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Belgjika, vetëm se Djajtë e Kuq kanë një ndeshje për të luajtur.

Bosnja nuk njeh rivalë në Grupin B3. Dy gola të Dzekos e mbajnë me pikë të plota pas tre ndeshjesh, ndërsa rezultat për tu shënuar në Grupin C2 është fitorja e Finlandës përballë Greqisë.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: grupi 2
Islande 1 – 2 Zvicer
UEFA Nations League – League A: grupi 4
Spanje 2 – 3 Angli
UEFA Nations League – League B: grupi 3
Bosnja & Hercegovina 2 – 0 Irlande e Veriut
UEFA Nations League – League C: grupi 2
Estoni 3 – 3 Hungari
Finlande 2 – 0 Greqi
UEFA Nations League – League D: grupi 2
Bjellorusia 0 – 0 Moldavia
Luksemburg 3 – 0 San Marino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *