• |
ide | kryesore

Aksident, treni i linjës Durrës-Elbasan merr përpara një makinë

Lajme, Të fundit



Treni i linjës Durrës- Elbasan është përplasur me një automjet në afërsi të lagjes nr.13 në Durrës. Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.10.2018, në lagjen nr. 13, treni i pasagjereve i linjës Durrës –Elbasan, me mashinist, shtetasin Sh.K., vjeç 58, banues në Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues K.K., vjeç 49, banues në Durrës, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim”,sqaron policia në njoftimin zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *