• |
ide | kryesore

Ardi Veliu në Prokurori/ A e mori Fredi Alizotin me makinën e tij në 1 Qershor?

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Babales. Ai do të japë sqarime për këtë çështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu në datën 1 Qershor për t’u marrë në pyetje në prokurori.

Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Veliu sot dhe Hoxha do të pyeten nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.

Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

“Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar -thuhet në njoftim- Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”



5 Comments

  1. o i pa emer c pune ka pushteti ne tavoline ketu diskuto per kete dishmitar te sajuar nga rilindasit per te mbrojtur trafikantin

  2. O i paemer i ps ti edhe se ps eshte ne pushtet ti prap ske emer imagjino kur te vije PD Ne pushtet ke me harru dhe me shkruajtur

  3. Ca keni e mori me makine se e dinte qe Alizoti skishte leke per bilete me ardhe deri ne Tirane. A nuk eshte kjo poliqia qe duam, qe “ndihmon” njerezit ne nevoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *