• |
ide | kryesore

Ardi Veliu thirret në prokurori, dyshimet se manipuloi Fredi Alizotin

Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pritet të dëshmojë në prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 13:00 në lidhje me dyshimet për manipulimin e Fredi Alizotit për rastin “Babalja”. Pas rrëfimit që bëri Fredi Alizoti në oborrin e Partisë Demokratike se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkoi personalisht ta merrte me makinë për të dëshmuar, janë shtuar dyshimet se Alizoti është manipuluar nga policia.

Megjithatë, Policia e Shtetit ka mohuar të gjitha deklarimet e Alizotit në video. Në një deklaratë për mediat u tha se “Drejtori i Përgjithshëm në ditën që Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera”.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.

Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.

Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.

Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.

Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.



1 Comment

  1. sido qe te jet rama,veliu e balla e kan pregaditur keq ket deshmitari ylli te edvinit.aktorin e RIDHJERJES qe rama e zbuloi siq beri expertizen e babaljas per 4 or.me siguri rames e fredi alizotit keshilla i ka dhen luiza e aleksander xhuvani si dhe robert ndrenika.tash qe muti i qenefit ridhjerjes po i zien ne temperatur 1000 grad celsius.aty rama jua ben mutin -mjalt,avionin -mushkonj,jastekun e xhisieles -femij 9 muajsh,dhe kriminelet frrok,rraja,dosh,rosh etj i ben deputet e kryebashkiak.nuk keni par gje akoma sa mut kan neper kemb erion velija,linda xhillari rama e qelbesira edvin.ketu perfundon cikli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *