• |
ide | kryesore

Ballkanasit ‘pushtojnë’ Gjermaninë, rritet numri i shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Në vitin 2017 ka rënë numri i përgjithshëm i migrantëve që kanë ardhur në Gjermani, megjithatë Gjermania mbetet një vend atraktiv, sidomos për qytetarët e BE-së. Shënon sërish rritje numri i të ardhurve nga Ballkani.

Imigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve.

Në vitin 2016 imigrimi në Gjermani shënonte shifra më të larta, 500.000 vetë më shumë erdhën krahasuar me ata që u larguan. 90% e atyre që kanë ardhur në Gjermani janë të huaj, pjesa tjetër janë gjermanë, ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ndër të huajt e ardhur në Gjermani numrin më të madh e përbëjnë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Europian. 239.000 gjithsej. Më së shumti Gjermaninë e synojnë qytetarët rumunë (73.000), ata polakë (34.000), kroatë (33.000) dhe bullgarë (30.000) vetë.

Nga Ballkani erdhën në 2017 më shumë vetë

Në vitin 2017, ndryshe nga viti 2016, ka pasur një rritje të numrit të ardhurve nga vendet e Ballkanit. Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë. Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.

Nga vendet aziatike kanë ardhur 140.000 vetë, nga vendet europiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë gjithsej, ndërsa nga Afrika 35.000 imigrantë. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani. DW



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *