• |
ide | kryesore

Fejohet Lady Gaga në mënyrë shumë sekrete

Paparazzi, Slider



Ka qënë një vit shumë i ëmbël për Lady Gaga-n. Këngëtarja shkëlqeu nën petkun e aktores në filmin “A Star Is Born” si dhe përkëdheli veten me një super rezidencë në Las Vegas.

Dhe tani? Asgjë më shumë sesa ka gjetur dashurinë e jetës dhe është fejuar.

Gaga është fejuar në mënyrë shumë sekrete me agjentin e talenteve Christian Carino në vitin 2017 dhe vetëm tani, e pranoi hapur! Në një bisedë për eventin “Gratë në Hollywood” organizuar nga revista “Elle”, Lady Gaga i la të gjithë me gojë hapur kur falenderoj të fejuarin e saj.

“Falenderoj të gjithë personat e dashur në jetën time. Menaxherin Bobby, të dua shumë. Të fejuarin tim, Christian. Dhe të gjithë ata që kujdesen për mua çdo ditë. Dhe Ryan Murphy, që më dha mundësinë për rolin kryesor” – tha këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *