• |
ide | kryesore

Gazetarët nën hetim/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë thirrje prokurorëve të mos ndikohen politikisht

Lajme, Të fundit



Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka kërkuar nga prokuroria të mos ndikohet politikisht për rastet e hetimit të dy gazetarëve Jetmir Olldashi dhe Basir Çollaku, që janë nën hetim për publikimin e skandaleve që kanë lidhje me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut.

Në një reagim publik, për të dyja rastet, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bën thirrje prokurorisë të mos ndikohet politikisht në të dyja hetimet ku janë përfshirë politikanë. Për rastin e Jetmir Olldashit, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë zbulon se gazetari është kërcënuar nga prokurorët dhe i është bërë presion që të tregojë burimin e lajmit, pavarësisht se të drejtën për të mos e bërë këtë, ia njeh ligji.

“Jetmir Olldashi, gazetari i njohur publikisht se realizoi një intervistë me Albert Veliun dhe i siguroi mjetet për të realizuar një përgjim telefonik, ku pretendohet implikimi në trafik ndërkombëtar droge, i vëllait të ministrit të brendshëm, po përballet me masën “Detyrim paraqitje“, pasi akuzohet se ka synuar të denigrojë figurën e ministrit të brendshëm. Sic na informon, gazetari Olldashi është ndeshur me presion e kërcënime gjatë seancave të pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda, për të treguar burimin e informacionit, që refuzon ta deklarojë, një e drejtë që ia njeh ligji, në këtë fazë të hetimeve.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që teksa bën detyrën për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, të respektojë punën e gazetarit, aspak e lehtë, kur bëhet fjalë për një investigim që përfshin edhe politikanë të lartë, e në pushtet”

Ndërsa për rastin e Basir Çollakut, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë kërkon nga prokurorët që të respektojë punën e gazetarit dhe të qëndrojë e paanshme, megjithëse në proçes janë të përfshirë politikanë të lartë.

“Me të njëjtën vëmendje po ndjekim edhe hetimin ndaj gazetarit Basir Collaku, i paditur pas publikimit të një interviste, që realizoi me një nënkomisar policie, në proces azili politik në një vend të BE, që përmend gjatë intervistës emra politikanësh e zyrtarësh të lartë, e pretenduar se është kërcënuar me jetë, për të anashkaluar një rast të denoncuar dhune, nga djali i një deputeti të mazhorancës. Edhe në rastin e z.Collaku, hetimi përfshin politikanë të lartë në pushtet dhe gazetari është paditur për kallëzim të rremë e shpifje, nga një politikan i lartë i mazhorancës në pushtet.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë nxit prokurorinë, që në procesin e zbardhjes së dy cështjeve, të respektojë punën investigative të gazetarëve Jetmir Olldashi e Basir Collaku, e të mos ndikohet politikisht në procesin e hetimeve. Eshtë detyrë e cdo gazetari, investigimi e raportimi publik i rasteve kur ligji shkelet, apo abuzohet me detyrën, qofshin qytetarë, zyrtarë apo edhe persona në pushtet, e me imunitet”

Gazetari Jetmir Olldashi, gjatë kohës që punonte në emisionin “Të paekspozuarit” kreu investigimin që përfshinte përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Ai është nën hetim në prokurori për kallëzim të rremë. Për të njëjtën akuzë është denoncuar nga deputeti Taulant Balla në prokurori, Basir Çollaku, gazetari që intervistoi Emiljano Nuhun, oficerin e policisë që pretendon se u kërcënua me armë në zyrën e tij në prani të deputetit në fjalë.



7 Comments

  1. Ky beri intervisten dhe u prezantuar si shiks I vjeter,shoqata e rakipit dh shkullakut bejne thirrje,ku ishin keta kur u plagos gazetari I abc me 21 janar,keta jane politikish te skajshem

    1. Bravo,punen e partis e bere tani hajt te marresh rrogen.tek 11katshi te pret taulanti me makine do te marre veliu vete.

    2. i pa emer e pa fytyr-ik tek filipe dhe leshoi brekt posht -te filmon ai duke thithur si rama ngjala ne lalz.

  2. kur u plagos gazetari i abc news me 21 janar keta thonin cdonte gazetari aty mire ti behet. Me 21 janar keta i meshonin lajmeve se si protestuesit ishin te pajisur me cadra pistoleta e thika me helm. Me 21 janar keta shkruanin kudo e bertisnin neper studjo televizive qe fajtori i 21 janarit ishte vetem Rama qe mblodhi njerezit ne proteste dhe as sesi ata qe vrane. Keta qe sot flasin i pervisheshin Tan Hoxhen kur me 21 janar nxorri kameren qe fiksonte gardisnin qe vriste njerezit ne publik. Keta qe sot ngrene zerin sot heshten per komisionin hetimor qe u ngrit me 21 janar kunder presidentit te shtetit (ish funksionar i larte i PD) e kryeprokurores. Keta sot kan merak nje babale e nje te sojit babale kur deri pak vite me pare heshtnin per gazetaret qe rriheshin brutalisht ne mes te bllokut.

  3. Sufllaqe sufllaqe. Puna nuk duhet te ndaloj. Shkruani beni zhurem sikur jemi shume. Se mos mashtrojm ndonje qe eshte i pavendosur dhe e hedhim nga jon. Aaa se per pak harrova, per dark do shperndajm nga torta qe ngeli nga ditlindja e komandantit dhe udheheqsit tone sali.

  4. o FRPD autiku, boll me kete copy paste se je ber si Taku Lemes, apo e ke me norme per te kap pjaten e supes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *