• |
ide | kryesore

Historia/ Çiklisti hollandez që u gjet pas aksidentit nga një… aplikacion

Sport



Steven de Jongh u shpëtua vetëm falë një aplikacioni. Duket si një histori e pabesueshme, por në fakt është pikërisht kështu. Ish-ciklisti hollandez e tani drejtor sportive i Trek-Segafredo, në fakt, ishte zhdukur në mëngjes, ndërsa stërvitej me bicikletë në Spanjë.

Alarmin e ka dhënë e shoqja, Renee Meier, në tëitter e një tifoz falë Strava, aplikacion shumë i përdorur mes çiklistëve, ka rindërtuar rrugën e 44 vjecarit, që u tërhoq nga garat në 2009 pas rreth 50 fitoresh.

Hollandezi kishte pësuar një aksident të rëndë dhe vetëm pak minuta më vonë pas sinjalizimit të tifozit, për vendin ku ndodhej ciklisti kanë mbërritur zjarrfikësit që e morën dhe e dërguan menjëherë në spital: edhe pse nuk ishte në rrezik për jetën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *