• |
ide | kryesore

Ishte harruar fare, Luftëtari rigjen Rrocën pas 5 muajsh

Sport



Luftëtari ka motiv të jetë i kënaqur nga pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve, sepse kundër Partizanit ka rikuperuar edhe numrin 10, Eduard Rroca, që mezi prêt të japë kontributin e tij për bluezinjtë. Herën e fundit që Eduard Rroca është parë në fushën e lojës ishte ende kampionati i kaluar dhe Luftëtari kishte akoma nevojë për ndonjë pikë për të arritur zonën e Europa League në dy javët e fundit të Superiores.

Kanë kaluar pothuaj 5 muaj që nga dëmtimi i rëndë i mesfushorit ofensiv dhe tani vjen rikthimi. “Jam shumë i lumtur që u riktheva dhe jam gati për ndeshjen me Partizanin – tha mesfushori -. Gati gati i kisha harruar emociononet e ndeshjes. Jam stërvitur me ngarkesë të plotë dhe mezi pres të zbres në fushë”

Një situatë krej ndryshe në të cilën numri 10 e gjen skuadrën e tij. Rroca e la skuadrën në zonën e Europa League sezonin e kaluar, ndërsa tani e rigjen në vendin e parafundit: vetëm dy fitore në 8 ndeshje dhe të dyja që kur në pankinën gjirokastrite është ulur Gentian Mezani dhe tani vjen Partizani. Në fakt kryeqytetasit kanë kujtime të hidhura nga Luftëtari, duke qenë se në Gjirokastër mori humbjen më të rëndë sezonin e kaluar. Të kuqtë ndoshta shpresojnë në një hakmarrje të njëjtë, duke parë renditjen e bluezinjve, por Rroca mendon ndryshe…

“Megjithë respektin për Partizanin, si skuadra më në formë e momentit, ne duhet të ruajmë përqendrimin dhe të shfrytëzojmë kualitetet që kemi për të marrë një rezultat pozitiv kundër tyre. Kam besim se mund tia dalim”, përfundoi mesfushori.

6 pikë pas 8 javëve të para për Luftëtarin që pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes, vetëm para Kastriotit. Megjithatë dy fitoret në katër javët e fundit kanë bërë që skuadra të jetë ngjitur me Kazmën e Tiranën, me të cilët duket se do të sfidohet përgjatë gjithë sezonit në luftën për mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *