Do të vazhdojë të qëndrojë në burg ish-drejtori i hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion. Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” Lekën. Ndërkohë për ish-juristen Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare. Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.
Ish-drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.
sben burri per nje cik burg. hajt me krahe te lehta e byth te forta.vazhdon akoma historia sapunit.
Epaske provuar sapunin ti o ishkrete qe ja tregon atij te hipotekes.
Po ky do ndihmoj mamine.
Eh mer kok mi.
mos e rruj per grune se i ben komshiun hyzmet po shif hallin tat