• |
ide | kryesore

Luis Enrique tregon përmbysjen e munguar: “Humbje e rëndë, por duhet pranuar”

Sport



Nuk e kishte imagjonuar aspak kështu ndeshjen e Ligës së Kombeve me Anglinë tekniku i Spanjës, Luis Enrique. Një humbje e rëndë për iberikët, që në Sevilla dorëzohet 3-2 kundër britanikëve që e zgjidhën ndeshjen në një pjesë loje: “Zhvilluam një pjesë të parë të shëmtuar, duhet ta pranojmë – komenton Luis Enrique -. Bëmë shumë gabime individuale. Është një humbje e rëndë, por duhet ta pranojmë”.

Në pjesën e dytë, gjërat u përmirësuan për la Roja, por Alcacer dhe Ramos në minutën e tetë shtësë nuk mund ti shpëtojnë fytyrës një skuadre që u kthye të ngjajë me atë të Botërorit të Rusisë kur drejtohej nga emergjenti Fernando Hierro: “Në dhomat e zhveshjes i inkurajova lojtarët dhe në pjesën e dytë i vumë tek litarët. Situata është akoma në duart tona, duhet të shkojmë të fitojmë në Kroaci dhe kjo është ajo që do të provojmë të bëjmë”.

Nënkampionët e botës u shkatërruan në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Spanjës 6-0, kështu që do të jetë një ndeshje ku Modric e të tjerët do të përpiqen të përmirësojnë imazhin e tyre pas disfatës tenistike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *