• |
ide | kryesore

Madagaskar kualifikohet i pari në Kupën e Afrikës 2019…tmerrohen komentatorët!

Sport



Kombëtarja e Madagascar pret biletën i pari për Kupën e Afrikës. Në Kamerun, duke nisur nga qershori, do të jenë edhe përfaqësuesit e ishullit më të madh të kontinentit të zi, që me fitoren kundër Guinea Equatoriale kanë siguruar kalimin dy ndeshje para. Festë e madhe në Antananarivo për skuadrën e Nicholas Dupuis, për një rezultat vërtetë të pashpresuar, duke qenë se deri tani Madagascar nuk kishte arritur kurrë të kualifikohej për turneun.

Kështu, të gjithë të lumtur e të gëzuar, përvec komentatorëve. Për herë të parë në këtë turne do të gjenden përballë… skuadrës së pashqiptueshme të Dupuis.Mes lojtarëve të formacionit titullar janë mbrojtësit Rakotondrazaka e Razakanantenaina, sulmuesi Nomenjanahary (që luan në Ligue 2) e mesfushorët Rakotoharimalala (autori i golit kualifikues) e Randriambololona, që cmend kolegët e tyre në Belgjikë. Shpresa e vetme për ata që do ta komentojnë është që golat ti shënojë … më i shqiptueshmi Voavy. Por në fund të fundit pak rëndësi ka. Për Madagascar, fitoria është që arriti aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *