• |
ide | kryesore

Manchester United, Mourinho tani rrezikon një skualifikim

Sport



Përmbysja që i shpëtoi pankinën Jose Mourinhos po i sjell tashmë një skualifikim portugezit. Pasi bëri të pamundurën, duke përmbysur dy gola disavantazh në sfidën në Old Trafford me Neëcastle, José Mourinho arriti të qendrojë në krye të pankinës së Manchester United.

Një fitore, ajo 3-2, e festuar me zemërim nga tekniku portugez, që në fërshëllimën e trefishtë të arbitrit shpërtheu në një festim që shkaktoi polemika, për shkak të shprehjeve me ngjyra që e detyruan Football Association të hapte një hetim mbi atë që ndodhi.

Federata britanike i ka zgjidhur dilemat sot, duke paralajmëruar zyrtarisht teknikun e United me akuzën se ka përdorur një gjuhë “ofensive/fyese /të papërshtatshme”. Mourinho do të ketë kohë deri të premten për tu mbrojtur nga akuzat e FA, me qëllimin të evitojë një skualifikim të mundshëm që do ta ndalonte të drejtonte skuadrën nga pankina në ndeshjen e ardhshme kundër Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *