• |
ide | kryesore

Mediat britanike/ Pamje shokuese nga një zoo privat në Shqipëri 

F1, Planet



Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një ‘kopshti zoologjik nga ferri’, pasi u shfaqën fotografi të reja që ekspozojnë kushtet tronditëse në kopshtin zoologjik.

Fotot e marra në kopshtin zoologjik të Safarit në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan “ kequshqyer” që jeton në kushte të këqija dhe që ka një dëmtim në sy që nuk është mjekuar.

Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujk të hollë dhe disa drerë, janë parë të mbyllur në kafaze betoni në këtë kopsht zoologjik privat.

Imazhet thuhet se u morën nga një fotograf anonim, i vendosur për t’i ekspozuar kushtet ku jetojnë këto kafshë.

Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista, të rrethuar nga mbeturinat e tyre dhe që i mungojnë dhe dispozitat themelore si uji i freskët dhe hija.

Fotografi pohoi se veterinerët që kanë vizituar objektin makabër u shprehën se këto ishin ‘disa nga kushtet më të këqija për të mbajtur kafshë, që ata kanë parë ndonjëherë’.

Ata thanë: ‘Kafshët vuajnë nga një sërë problemesh fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, kujdesin veterinar të keq dhe mungesa e një diete të përshtatshme.’

Fotografi deklaroi se përpos kafshëve që duken në imazhe, ka gjithashtu një ari dhe majmunë, si dhe tre luanë të rritur që mendohet se kanë qenë atje që kur ishin këlyshë.

Kuptohet që ata ishin mes 14 këlyshëve të luanëve që kanë lindur në kopshtin zoologjik. Pjesa tjetër mendohet se kanë vdekur, janë shitur ose thjesht u janë dhënë miqve të pronarit.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, ‘Katër Putrat’, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në kopshtin zoologjik ‘absolutisht të papranueshme’. 

“Kushtet në këtë kopsht zoologjik nuk janë të duhurat për t’u përshtatur, veçanërisht për kafshët e mëdha të egra si luanë dhe arinj që kanë nevoja specifike mjedisore dhe dietike”, tha Ioana Dungler, e cila kryeson Departamentin e Kafshëve të Egra në organizatën ‘Katër Putrat’.

“Shenjat e ndikimit mendor dhe fizik të mbajtjes në një mjedis kaq të egër mund të shihet qartë në secilën nga kafshët e gjora në kopshtin zoologjik.

Nëse nuk bëhet diçka së shpejti, këto kafshë do të vazhdojnë të vuajnë dhe ka shumë të ngjarë të vdesin në këto kushte të papërshkrueshme.” – u shpreh Iona Dungler.

Daily Mail, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *