• |
ide | kryesore

Ngjela: Fatmir Xhafën e mbrojnë amerikanët, ai është figura më e fortë në PS

Lajme



Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve”, u shpreh Ngjela.

Më tej, ai shton se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli “Babalja”, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyrua shpejt t’i dalë në mbrojtje.

“Në momentet kur doli “Babalja” Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin Ngjela nuk është problem që vëllai i Xhafajt ndodhet në burg, duke dhënë shembull, se edhe i vëllai Klinton ka qenë në burg për drogë.

I “ngacmuar” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse për të kjo mund të jetë normale, por jo për shqiptarët, Ngjela iu përgjigj: “Shqiptarët të mësohen, nuk ka luftë klasash.”

Avokati u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.

Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.

“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela./Tch



13 Comments

  1. Ky paranojak qe hiqet si kompetent I CDO gjeje eshte nje idiot klas.Ky di per Ameriken edhe me shume se Trump.My Ben politiken e kuadrit edge Ne Departamentin e Shtetit.

  2. Ky paranojak qe hiqet si kompetent I CDO gjeje eshte nje idiot klas.Ky di per Ameriken edhe me shume se Trump.Ky Ben politiken e kuadrit edhe Ne Departamentin e Shtetit.

  3. Sipas batheve Jane larg pashket
    Nje prift mbante bathe ne xhep
    Per te numeruar ditet e pashkeve
    Nje dite gruaja e sheh dhe thote me vete ketij i pelqejne bathet
    Dhe i fut nji grusht bathe
    E pyesin njerezit
    Urate kur Jane pashket ?
    Sipas Takut e Jane larg pashket.

  4. Po mire mer Tak, ndaji dhe me ne keto ultra info qe ti ke nga amerikanet, perndryshe kto mund te jene shpifje o Taku….bath bath me i koqe, ky, se ve re ky palla sa arrogant dhe fyes eshte neper studio, degjohet kur flasin te tjeret kur thote: “Ky eshte gomar fare, budalla komplet”…harron qe mikrofonat jane ndezur

  5. Qe media ne Shqiperi eshte e kapur totalish kete e dinim, por te jete kaq e mberdhifur sa te merret me idiotesirat e ketij torollaku qe e shet veten si avokat nuk ta merte mendja. Megjithate diçka te vertet ka ne gjithe keto broçkulla e pralla qe tregon per ameriken. Qarqe apo sherbime te SHBA ne krye te vendeve te vogla e pa shoqeri urbane, njerez si Rama e Xhafa duan ne pushtet, menjefjale njerez te kapur qe shantashohen dhe binden shpejt sa here e do puna e interesave te huaja, qofshin ato fqinje dhe evropiane, e jo me SHBA

  6. Shume “largpames”jeni avokat !
    Por kujdes se po paragjykon qendrimet e Rames dhe ky e ka gati akuzen per shpifje ,me gjithe “kontributin”qe po i jep si antiberishian …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *