• |
ide | kryesore

Oferta tronditëse – Princi i Arabisë 4 miliardë dollarë për Manchester United

Sport



Futbolli ndryshon me ritme të shpejta, por ajo që mbetet stabël është se është gjithnjë e më shumë një biznes fitimprurës. Në kohë kur kanë ndryshuar pronësi një pjesë e mirë e klubeve të mëdha, duket se Manchester United do të thyejë cdo rekord të shitjeve, pas interesimit të një sheiku nga Arabia Saudite.

Në këtë pikë klubi anglez mund të ndryshojë pronësi, sipas asaj që shkruan The Sun. Djajtë e Kuq janë bërë objekt dëshire i Mohammad bin Salman, principi trashëgimtar saudit, që po vlerëson mundësinë ti bëjë një ofertë miliardere familjes Glazer, pronare aktuale e United që nga 2005.

Biznesi mund të mbyllet në bazën e 4 miliardë dollarëve: Afram Glazer në javët e ardhshme do të jetë në Riad për të vazhduar bisedimet, por për momentin nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me shitjen e Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *