• |
ide | kryesore

Plagjiatura/ PD: Skandali i Gjylametit dhe Demos po mbulohet me heshtje

Lajme, Të fundit



Partia Demokratrike denoncoi sot plagjiaturën e dy funksionarëve të lartë të mazhorancës, Blerina Gjylameti dhe Ervin Demo. Prej ditësh qarkullon në media, denoncimi i studiuesit dhe mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.
Deputeti i PD, Luciano Boçi kërkoi që Gjylameti dhe Demo të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen intelektuale dhe të mos fshihen pas kostumit të zyrtarit.

“Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale.

Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.

Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët” tha deputeti i PD-së.

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor (institut i cili përgatit politikat për kërkim shkencor dhe arsimin e lartë). Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

Studiuesi Taulant Muka denoncoi Demon për plagjaturë. Në foton krahasuese të publikuar nga Muka është materiali origjinal dhe kopja e zv/ministrit.

“Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin). E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem!

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik.
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters).

2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare. Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/vieë/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http:/www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https:/www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473).

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” pa asnje pergatitje akademike (dhe me shume mundesi shkeles te ligjit) te bejne politikat e arsimit te larte?” ishte mesazhi i Taulant Mukës kur denoncoi plagjaturën.

Ndërsa për rastin e Blerina Gjylametit, Taulant Muka shkruante në statusin në rrjetin social se ishte hera e parë që shihte një autor që kopjon 100%, nga fillimi në fund një tekst. Edhe në këtë rast bashkëpunimi ishte me zv.ministrin Demo.

STATUSI I TAULANT MUKËS:

Plagjiatura nr. 2 e zv. Ministrit te Arsimit! Jeni te lire ta beni share!

Ne kete shembull, zv. Ministri i Arsimit eshte autor i pare- 100% copy-paste! A mund te bejne persona te tille reformat ne Arsim? Ka shume shembuj te tille Shqiperi jone; njerez qe nuk kane asnje lidhje me arsimin japin mesim, “motivojne” te rinjte, drejtojne departamente, fakultete dhe universitete, dhe bejne edhe “politikat” ne arsim! Te rinjte kane nevoje per njerez me vlera dhe akademike te cilet arsimin e kane pasion!



22 Comments

    1. po shoh qe paskan dale komentuesit e PDs dhe po kendojnene korr… O njerez.. ky fenomen nuk ka prekur vetem PSn.. por tere shoqerine tone. Ne cdo fushe , ne cdo shkence, ne cdo institucion.. ne kemi njerez ‘fallco’.. Gati 90% e atyre qe kane bere doktoraturat ne shqiperi i kane kpjuar dhe me e forta eshte kur lexon doktoratura te perktyera me google.translate.

      Pyeteni Alibein e PDs .. a ka plagjiature ne tezen e tij te doktorates ? Ju antaret e PDs qe komentoni ketu ne kete portal.. shkoni dhe pyeteni kete teatralin Alibeaj.. Nese ju thote jo.. atehere do ju nxjerr ketu ne kete portal faqet, paragrafet si dhe materjalet nga i ka kopjuar.

      Kjo nuk eshte plage vetem e PS por e tere shoqerise sone. Jemi nje shoqeri fallco.

      1. Aha , ok. Meqenese qeka keshtu po i falim . Or kar e gjysem po pse albina , alibeaj apo ndonje kurve tjeter mos jane me te mire? Te zhduken te gjithe kutrvat e pacipa te politikes .

        1. kush tha ti falim ??? Problemi eshte se po te hapen ‘defteret’ dhe te shohim se sa thelle ka shkuar ‘fallsiteti’ ne shoqerine tone .. do tronditemi si shoqeri. Do te na vije turp nga vetja. Kaq njerez hipokrite dhe te paafte jemi ? Te tere akademiket qe kane bere doktoraturat ne shqiperi vlejne zerooooo.

          Nese hapen ‘defteret’ dhe kontrollohen , atehere do te ndodhi termet ne te gjithat shtresat e shoqerise sone.

          1. ke shume te drejt o jurit. Ne kemi shkuar per lesh si shoqeri.

            Cdo dit gjejm njerez fallco. Qe nga mjeku i familjes qe ka marre provimet me mik ( ose e ka diplomen fallco) , qe nga elektricisti qe nuk ka shkuar asnjehere ne shkolle te mesme por eshte ‘elektricist specjjalist’ dhe qe na djeg te gjitha elektroshtepiaket, pastaj fillojme me juristat e plepave, me specialistat e buqesise qe nuk dine se cjane pesticidet, me gjuhetare qe nuk dine te shkruajne shqip, me gazetare qe bastardojne shqipen, me perkthyes qe njohin vetem google.translate, me police qe peshojne 120kg por qe ne deftesa i kane kaluar te gjitha tested fizike, me dekane , profesore , deputete etj etj etj .

            Shoqeri leshi me nji fjal

          2. he se harrova dhe me kryetar partie qe pretendojne se kane bere master ne hollande por qe kane shkuar vetem nja dy jave ne fillim dhe qe as diplomen nuk ka marre.. ( kushedi ka bere ndonje kurs 18 mujorsh te CIAS , dhe justifikon kohen sikur ka bere master per shkenca juridike)

        2. i pa emer alibej per ty e ramen esht zot,por ti e din qe je krymb qenefi si rama.po rama nuk merr kurr me te shkolluar se vet pra debil.ai i zgjedh ter lopet,delet e derrat si ti,roshi,frroku,balla,ndoka.kermilla te ter.xhyl mori xhyl rraja te ka shtrydh.

  1. Z Muka duhet te kishit shfytezuar aksesin e cdo qytetari qe eshte padia civile kundra ketyre batakcive,te jepni shembullin tuaj si njeri I civilizuar,por me sa sho ju keni zgjedhur fcb dhe Luciano e shfrytezon politikisht

  2. Shpifje !!!!
    SHPIFJE!!!!!

    ah keta rilindasit, jane bastarde komplet. cfare niveli , cfare bastardizimi total.

  3. Luciano eshte e vertete qe si njeri politik, e shfrytezon politikisht, sepse edhe keta manipulatore te se vertetes se dijes jane politikane e qeveritare, biles eshte bere shume mire qe udekonspirua kjo aftesi shkencore e vjedhur e tyre. Materiali egziston, tani drejtesia e analistet e akademise qe japin tituj te marrin vendimin per kopjacet, apo vjedhesit e aftesise se tjetrit. Fushat jane te hapura, kush e ka ne dore , le ta zbatoje ligjin, por pushteti cfar thote per kete skandal shkencor?

  4. Ubene dhijaret dhe dhijaret e ridhjerjes te botojne libra tekniko-shkencore .Ata kopjojne tekstet e studiseve te huaj dhe i paraqitin si studimet e ture .Aduhet nje ligj me i stofistikuar per marrjen e autoresise tjetrit ose te piraterise ketyre?Them se po dhe jo ajopakete e quajtur -Anti -shpifje -per te mbyllur gojen te tjereve per lirin e fjales dhe mendimit.

    1. Ai dhijari qe ti po flet u be profesor dhe me pas zv. dekan universiteti ne kohen e Sales… Me vone ky palloshi e beri zv. minister.

  5. produkt i qenfit negjmije ,sa shkoll ka rama.as dy vite se gjysmen ne spital psikiatrik ka qen -gjysmen kristaqi ja ka ber.

  6. Kam mbarur PhD ne SHBA. Kur kerkova te punesohesh pedagog ne UT ky Demo, me kerkoi mesataren e Bachelorit! Hahaha!!! Epo doemos!!!! Cfare tjeter mund te me kerkonte ky hajdut dhe kelysh akademik i Kules, rektorit me injorant qe ka pasur ndonjehere UT??? Por ky Demo ka shire sepse te njejten mendesi ka vete Rama, ky shkaterrues i arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare!!!!

    1. Po ti o derzi.. pse i bie aq larg e larg sikur ke bere PHD ne SHBA etj etj etj …
      Shko direkt ne teme …. ‘ Rama, ky shkaterrues i arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare!!!!”””
      Ti kete doje te thoje apo jo..

      YYYY propagandist i shqupit qe shkruan per nje tas supe. Rrace e poshter.

  7. Kane kryerilindasin keta me nje barre shkolle. Ai po, ta mbush mendjen. Ka aq shkolle , sa shoke dhe bashkepunetore ka llumin e kesaj shoqerie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *