• |
ide | kryesore

Po vjen shiu, sinoptikanët paralajmërojnë se…

Lajme, Të fundit



Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor, parashikon Meteoalb. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe së hënës kur priten shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *