• |
ide | kryesore

Projekt-ligji në Francë/ Arsim i detyrueshëm që në moshën 3-vjeçare

Planet



Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare.

Projekt-ligji i ri i dërguar në parlament përcakton nisjen e mësimdhënies së detyrueshme në kopshtet publike dhe private.

“Është një masë emblematike që do të hyjë në fuqi që prej vitit shkollor 2019 që është shkolla e detyrueshme për fëmijët që në moshën 3 vjeçare. Mësimdhënia e detyrueshme është një vendim historik nga ana e presidentit.” – u shpreh Jean-Michel Blanquer, ministri francez i Arsimit.

Nisma ka hasur kundërshti, për vështirësitë në zbatimin e saj dhe për kostot ekonomike. Ky vendim vjen pak muaj pas atij për të ndaluar celularët dhe pajisjet teknologjike në bankat e shkollave të ciklit të parë, që gjithashtu ngjalli debat të gjerë në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *