• |
ide | kryesore

Rama e thotë troç: Do mbyllim vetëm pikat e basteve, por do vijojë online

Lajme, Të fundit



Sipas Edi Ramës, 31 dhjetori do të jetë dita e fundit kur pikat e basteve dhe kazinotë do të funksionojnë kudo. Që nga 1 janari ato do të zhvendosen vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje në zona turistike.

“Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.” – u shpreh Edi Rama.

Përsa i përket basteve sportive që funksionojnë online, kryeministri u shpreh se po punohet për mbylljen e tyre. Rama premtoi se bastet sportive online që funksionojnë në Shqipëri do të mbyllen më 31 dhjetor, ndërsa ato që funksionojnë nga jashtë në një fazë të dytë.

“Bastet sportive online do mbyllen në një fazë të dytë.” – u shpreh Rama.

©Lapsi.al 



3 Comments

  1. ”’ Bastet online JASHT SHTETIT do te mbyllen ne nje faze te dyte.. ”’ Sepse teknikisht eshte shume e veshtire.

    O lapsi pse e ben titullin te shtrember ?

  2. dhe kur eshte kjo faza dyte o hajdar qe ske tru, apo eshte thjesht rrena e rradhes dhe delet vazhdojne e kullosin ne lendinen pa bar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *