• |
ide | kryesore

Ramos i urryeri i anglezëve: “taka” të qëllimshme ndaj Sterling

Sport



Sergio Ramos është ndoshta lojtari më i urryer i tifozëve, vetëm nëse nuk je spanjoll ose me Real Madrid. Kapiteni i Spanjës është përfshirë në një tjetër incident, për ironi të fatit sërisht kundër angelzëve, kur është kapur nga kamerat duke shkelur me taka qëllimisht Raheem Sterling.

Ky episod ndodhi pasi treshja ofensive e Anglisë, vecanërisht Sterling, ia bënë mbrëmjen të vështirë Ramos, duke i shënuar tre gola që në pjesën e parë.

Dhe Ramos përsëriti vetën në Sevilla, me pamjet filmike që tregojnë dukeshëm shkëljen e qëllimshme të mbrojtësit, në kohën kur Sterling ishte i rrëzuar përtokë.

Arbitri i ndeshjes nuk e pa atë që ndodhi, por tifozët anglezë po – dhe natyrisht nuk janë aspak të lumtur, sidomos ata të Liverpool…

Është ende e freskët ndërhyrja që Ramos bëri në finalen e Kiev ndaj Mohamed Salah, duke e detyruar yllin e skuadrës së Anfield Road të dalë nga fusha e lojës i dëmtuar në shpatull – dëmtim nga i cili Salah akoma nuk e ka marrë plotësisht veten për tu kthyer lojtari i sezonit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *