• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj: ‘Babalja’ nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

Lajme, Të fundit



I pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si ‘Babalja’, i cili shfaqet në audio-përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.

“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia” – u shpreh Ramush Haradinaj në forumet e UET.

Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales” të vijë tek Ministria e Drejtësisë.

“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet,” tha Haradinaj.

Një ditë më parë në një interviste televizive, avokati i Albert Veliut në Kosovë, mbrojti tezën se ligjërisht, “Babalja” nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, pasi është një person në pritje të marrjes së azilit atje.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *