• |
ide | kryesore

Sara tregon historinë e lidhjes me Ledionin

Paparazzi, Slider



Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar familjen e tyre me ardhjen në jetë të London Noor-it. Mirëpo ashtu si çdo çift edhe Sara me Ledionin kanë pasur krizë në marrëdhënien e tyre, në kohën kur mediat publikuan lajmin e lidhjes së tyre.Sara si një person që i pëlqen privatësia nuk e priti aspak mirë dhe në një intervistë për “Revistawho.com”, ajo tregon se u nda nga Ledioni për 3 ditë.“Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot”, është shprehur Sara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *