• |
ide | kryesore

Video/ Griezmann nënshtron Gjermaninë, Maqedonia turpërohet në Armeni

F1, Sport, Video



Dështim i Gjermanisë. Në Stade de France skuadra e Joachim Löw humbet 2-1 me Francën në Ligën e Kombeve për Grupin A1 dhe sheh tani fare pranë rrëzimin një ligë më poshtë. Ishte ndeshja për të mos u humbur për teknikun dhe Panzerat, që kishin vetëm një barazim, edhe atë kundër Francës. Madje avantazhi i minutës së 14′ nga gjermanët me 11 metërshin e Toni Kroos, u duk sikur do ti sistemonte gjërat edhe për teknikun.

Por Franca luajti më pas si kampione bote dhe në pjesën e dytë përmbysi cdo gjë me dy gola të Griezmann (62′ e 11m 80′). Me këtë rezultat Deschamps hipotekon vendin e parë në grup, ndërsa Löw është një hap larg shkarkimit dhe rrëzimit në Ligën B.

Ukraina e Shevcenkos mbetet e pathyer dhe me 100% fitore në tre ndeshjet e luajtura në GRupin B1. Tani vendi i parë është i sigurtë, pas fitores me rivalin direkt Republikën Ceke, që mbeti në kuotën e 3 pikëve. Në të njëjtën Ligë, por në grupin 4 Uellsi fiton derbin britanik, duke u spostuar provizorisht në vendin e parë, përpara Danimarkës.

Me shumë mundësi do të jetë një cështje mes Norvegjisë e Bullgarisë vendi i parë në grupin C3. Nordikët janë imponuar 1-0 në sfidën direkte, duke barazuar ballkanasit me 9 pikë. Nuk përfitoi Qipro që u ndal në transfertën me Slloveninë e vendit të fundit, duke qenë tashmë 5 pikë larg kreut.

Në Ligën D4 befasinë e shkakton Armenia e vendit të fundit, që shkatërroi Maqedoninë e pamundur deri në këtë sfidë, 4-0. Maqedonasit mbeten në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa amernët dhe Gjibraltar (fitues 1-0 ndaj Lihtenshtein) janë në kuotë të barabartë pikësh 4.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: grupi 1
France 2 – 1 Gjermani
UEFA Nations League – League B: grupi 1
Ukraine 1 – 0 Republika Çeke
UEFA Nations League – League B: grupi 4
Irlande 0 – 1 Uells
UEFA Nations League – League C: grupi 3
Norvegji 1 – 0 Bullgari
Sllovenia 1 – 1 Qipro
UEFA Nations League – League D: grupi 1
Kazakistan 4 – 0 Andorra
Letonia 0 – 3 Gjeorgjia
UEFA Nations League – League D:: grupi 4
Armenia 4 – 0 FYR Maqedonia
Gjibraltar 2 – 1 Lihtenshtein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *