• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama thumbon biznesmenin Ramë Geci: Na dole edhe ti oligark i madh…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në Unazën e Madhe të Tiranës. Krahas ministrit Damian Gjiknuri dhe drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro, me të ishte edhe ndërtuesi Ramë Geci, kompania e të cilit po kryen punimet. Në videon e transmetuar përmes ERTV, ka dy momente kur Rama e thumbon biznesmenin e njohur për lidhje të afërta me PD-në.

“Se dole edhe ti oligark i madh… Por mirë mor burrë sa bëre dhe ti për ta dhe të shkatërruan fare…”, i drejtohet kryeministrit biznesmenit. Më tej ai i përmend edhe incidentin e djeshëm në Bruksel mes Genc Pollos dhe Taulant Ballës. Shihni videon.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *