• |
ide | kryesore

Zayn bën tatuazhin në kokë, fansat kundër

Paparazzi, Slider
zayn-malik-pillow-talk.jpg



Ai njihet për surprizat lidhur me modelin e flokëve apo tatuazhet. Këtë të martë Zayn Malik publikoi një “selfie”, ku tregon modelin e ri të flokëve, me njërën anë të qethur komplet.

Këngëtari tregoi tatuazhin që mbulon anën e majtë të kokës, të cilin nuk kemi arritur ta shohim kaq qartë për shkak të modelit të flokëve.

Dhe reagimet e fansave për këtë postim ishin përgjithësisht përkrahës.

“A nuk është perfekt?”, “Zayn nuk mund ta besoj që je nga Toka”, shkruanin ndjekësit e tij, ndërsa dikush tjetër u shpreh se ishte i shokuar.

Zayn i ka kaluar 12 muajt e fundit duke jetuar në Nju-Jork me të dashurën e tij Gigi Hadid, lidhja me të cilën sa vjen dhe bëhet më serioze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *