• |
ide | kryesore

‘Regjistroi videon e Alizotit’, Florenc Hoxha pyetet sot tek Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Hoxha do të japë sot llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ishte deputeti Taulant Balla ai që bëri këtë deklaratë nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në Prokurori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *