• |
ide | kryesore

Dështon blerja 682 milionë euro për Wembley, tërhiqet Khan

Sport



Stadiumi Wembley do të mbetet në pronësi të Federatës angleze të futbollit. Shahid Khan, pronari aktual i Fulham, ka tërhequr zyrtarisht ofertën prej 682 milionë euro për të blerë impianti historik që mirëpret ndeshjet e kombëtares së Tre Luanëve. “Respektojmë plotësisht vendimin”, ka komentuar Martin Glenn, Ceo i FA, i cili ka njoftuar menjëherë se stadiumi nuk është më në shitje, si pasojë edhe e një sondazhi bërë me trajnerët dhe lojtarët që janë shprehur kundër shitjes.

Në 24 tetorin e ardhshëm ishte programuar një konsultë mes 127 anëtarëve të Federatës, me propozimin që do të vhidhej në votim, por miliarderi amerikan me origjinë nga Pakistani e ka kuptuar se do të kishte pak mundësi për të, kështu që vendosi të bënte mënjanë: “Për fat të keq arrita në përfundimin se vota e javës së ardhshme nuk do të më jepte garanci për blerjen. Deri kur të vijë koha e të ndryshojnë ide e të japin mendim në favor për të mbyllur blerjen, unë tërheq me respekt për Federatën ofertën time”.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is George and I’d like to know if you would have some interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *