• |
ide | kryesore

Cardi B nxehet sërish me TMZ

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, në mediat botërore u njoftua se Cardi B ka gati një këngë që i dedikohet reperes Nicki Minaj, me të cilën u përplas fizikisht disa javë më parë. Mirëpo reperja e hitit “Bodak Yellow” ka hedhur poshtë të gjitha informacionet se kënga e rradhës është për reperen e hitit “Anaconda”. Në profilin e saj në “Instagram”, Cardi B vë në shënjestër revistën “TMZ”, ku i kërkon të mos përhapë lajme të pavërteta.“Lajmi i VËRTETË është se kënga “Money” (paratë), do të publikohet me 26 nëntor” – shkruan Cardi B.Reperja nuk është e lumtur edhe me mënyrën sesi “TMZ” është sjellë në lidhje me të bijën e saj. Cardi B ka vendosur të mos e shfaqë vogëlushen në rrjetet sociale, ndërkohë që TMZ e ndjek këmba këmbës për t’i rrëmbyer foton miliona dollarëshe.

“E dashur TMZ, ju vërtet më acaruat disa javë më parë kur fotografët e tu më përndjekën mua dhe vajzën time, kur e kam thënë qartë se nuk dua ta shfaq. Me famën, vijnë edhe njerëzit e çmendur, psikopatët, kështu që dua ta mbroj vajzën derisa të jem gati t’ia tregoj botës.” – shkruhet në postimin e Cardi B-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *