• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së hap kurse falas në Tiranë e Vlorë për IT dhe Digital Marketing

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së në Vlorë, Agron Shehaj, i njohur gjithashtu edhe si sipërmarrës në fushën e biznesit Call Centre, së fundi ka krijuar një akademi për trajnimin falas të të rinjve në IT dhe Digital Marketing. Njoftimin e bën vetë përmes një postimi në Facebook.

Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend! JO DHE JO!  Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi. Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.

Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.

Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.

Jeni të mirëpritur të kapni majat!



6 Comments

  1. Je shume i mire per te qene politikan ne Shqiperi,fort i nderuari ,Zoti Agron Shehaj.Sa stonon nje
    intelektual i tille me fryme Perendimore ne Parlamentin Shqiptare!Ne Perendim,inkuizitorve te
    politikes shqiptare,nuk u hapin llogari bankare,deklaron ne Parlament Zoti Agron Shehaj,banda
    e “rilindjes” filloi te qeshe,te “qeshura”(me komande),ne pamundesi per tu pergjigjur!Nga fjala e
    Zotit Agron Shehaj ne Parlament:
    “….vetem 6 Muajt e pare te 2017-es,kan emigruar ne Itali 1600 minorene te pashoqeruar nga
    prinderit”,eshte statistike e Qeverise italiane,denoncuar nga Depueti Agron Shehaj.Ndersa
    poshtrimi qe i behet politikaneve(mafioze) shqiptare me mbylljen dhe moshapjen e nje llogarie
    bankare ne Bankat Perendimore,eshte nje fakt i “ri” marre po nga fjalimi i Depuetit Agron Shehaj,
    qe tha:”Kur u zgjodha Deputet,pas tre ditesh me komunikuan,me moren ne telefon nga Banka ne
    Angli,sepse mesuan qe un u zgjodha Deputet,edhe me thane,qe duhet te mbyllja llogarine ne
    Banke,sepse u bera politikan ne Shqiperi,edhe rregulli ne Angli nuk u lejon qe te hapin dhe te
    mbajme llogari bankare per politikanet shqiptare……..!Kushedi pse,kushedi pse???Mesa duket u
    njohin mire,u njohin mire”te dashur”,sa nuk u hapin llogari bankare,imagjinoni,imagjinoni si e
    keni katandisur veten”…..?

  2. Wow, sa lajm i mire! Te pakten, me ne fund nje lajm i mire! Shembull i Njeriut Bisnessmen dhe Njeriut Deputet!

  3. Bravo z.Shehaj , hallall ta boft Zoti . Imigrimi eshte nje teme qe te gjithe duhet ti veme shume rendesi por opozita duhet ti vere akoma me shume rendesi . Nese llogjikojme per nje çast do kuptojme qe e para qe humbet nga ky imigrim eshte Shqiperia sepse nuk ka me force pune prodhuese . E dyta qe humbet eshte opozita . Sepse llogjika te thote qe ne rastin me te madh imigrojne ata qe nuk kane pune , ata qe ketu nuk kane as me te voglen shprese se diçka do behet , ata qe jane te pakenaqur nga keto politika mbytese te rilindjes dhe si rrjedhoje po ti perkthesh ne vota , jane vota kundra pushtetit . Ose po ta beje me nje shembull : nese tollumbaci do fryhej e do fryhej do vinte nje pike qe do pellcasi . Keta te rilindjes e shfryjne duke bere qe te largohen njerzit dhe rrjedhimisht tollumbaci nuk plas . Pse gjithe ato autobuza qe niseshin per ne gjermani ishin vullnet sporadik i njerezve , jo , ishte nje organizim i persosur nga nje dore e panjohur . Ishte e pamundur qe imigrantet Sirian dhe ata Shqiptare te ishin koke me koke persa i perket numrit te tyre , duke ditur qe ata ishin ne lufte dhe ne ne paqe . Dhe e fundit mbani mend se çberi Fidel Kastro me disidentet , te burgosurit dhe kundershtaret e tij ? I la te lire te iknin ne amerike dhe mbreteroi deri ne vdekje pa i hyre gjembe ne kembe . Prandaj ju lind per detyre juve te opozites qe te beni shume presion mbi qeverine per ndalimin e ketij fenomeni vdekjeprures per vendin por njekohesisht edhe per ju.

    1. Per nje biznesmen te tille e kisha fjalen.
      Te kuptohemi,ndoshta edhe gaboj,perderisa nuk eshte vene ne prove.
      Megjithate,zhgenjimi eshte po aq njerezore sa edhe besimi.

  4. Bravo Zoti Shehaj
    Ku e kemi treguar veten
    Edhe kur ndihmuat jetimet
    Me pagen e deputetin
    Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *