• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ “Stresit” iu vunë prangat në një dhomë hoteli

Lajme, Të fundit



Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga efektivë të policisë të Tiranës i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve të lapsi.al nga policia e shtetit thonë se është ndaluar në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj është gjetur edhe një pistoletë. Burimet thonë se Stresi ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër dhe është ende e paqartë kujt i përkiste pistoleta. Gjithsesi deri në sqarimin e çështjes “Stresi” është vënë në pranga dhe ndaj tij është ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje. Pas ndalimit në hotel, është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë.

Arkimed Lushaj njihet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje. Pak muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë. I bujshëm ishte dhe rasti i arratisjes nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Thuja Stresit ne fytyre kete po pate bythe, po do perfundosh si gojore ke halet e kinema Partizanit ku dhe ke vendin o shamikuq i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *